Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë Euro, SPAK përfundon hetimet për 7 të akuzuarit (Emrat) 

2024/04/06 at 10:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë Euro, SPAK përfundon hetimet për 7 të akuzuarit (Emrat) 

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena dhe 6 të tjerëve, të cilët akuzohet se kanë tentuar të korruptonin gjyqtarët e Apelit për të liruar një të burgosur. 


Nga hetimet nga rezultuar se shtetasit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë shumën prej 5.000 Euro Arben Lenës dhe Dajana Kodrës (Ninga), avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë, ndërsa këta të fundit i kanë premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të burgosurit. 

Blerand Kozic po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Pogradecit për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. 

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal Nr.07, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve: 

Arben Lena, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë; 

Nikolla Hafësllari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal; 

 Nikolla Jesku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal; 

Dajana Kodra (Ninga), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë; 

Dritan Tabaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal; 

Blerand Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal; 

Artiana Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal. 

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 – 25, i Kodit Penal, në formën aktive, të dhënies së përftimit të parregullt prej 5 000 Euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec (për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal). 

Të pandehurit Arben Lena dhe Dajana Kodra (Ninga), kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, në formën pasive, të marrjes së përfitimit të parregullt, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të hetuarit Blerand Kozici”,-njoftoi SPAK. 



Ju sugjerojmë

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
Aktualitet

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

10 Qershor, 2025 8:41 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

10 Qershor, 2025 8:39 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Java nis me temperatura të larta, sa do shënojë termometri ditën e sotme!

10 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

10 Qershor, 2025 8:18 am
Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Para
Gjatë mesnatës u ekstradua nga Koreja e Jugut, policia informacion për vrasësin me dy emra (Video) 

Gjatë mesnatës u ekstradua nga Koreja e Jugut, policia informacion për vrasësin me dy emra (Video) 

Ministrja e Turizmit publikon shifrat: 1.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 3 muajt e parë të 2024 

Ministrja e Turizmit publikon shifrat: 1.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 3 muajt e parë të 2024 

Arrestohen dy të reja nga Italia në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike me vete

Dhunoi motrën e tij dhe tentoi ta përdhunonte, vihet në pranga 24-vjeçari në Shkodër 
















TE FUNDIT

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
10 Qershor, 2025

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin “Skonto Stadions” me Letoninë. Kuqezinjtë zhvilluan ditën e...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
10 Qershor, 2025

Do të zhvillohet ditën e sotme provimi i dytë, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Maturën Shtetërore. Janë në...

Lexo më shumë

Java nis me temperatura të larta, sa do shënojë termometri ditën e sotme!

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
10 Qershor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
10 Qershor, 2025

Dashi Situata ku gënjeni do të bëjë që të gënjeni pak që të fshihni një të vërtetë të sikletshme. Duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com