Në një konferencë për mediat, të mbajtur këtë të martë, i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë protesta, ish-kryeministri Berisha tha se asgjë nuk është jashtë tavolinës.
Më tej Berisha e cilësoi procesin gjyqësor ndaj tij si një proces monstruoz politik.
“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare”-tha Berisha.