Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të nisë transformimi i kinemasë së Shkodrës.
Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se kinemasë së Shkodrës do t’i kthehet identiteti si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve shkodranë, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit.
“Bëhemi gati për transformimin e Kinemasë së Shkodrës për t’i kthyer identitetin, si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Shkodrës, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit”,- shkruan Rama./Opinion.al