Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do hiqesh nga kërkimi!” Çudia me qytetarin, rezulton në burg dhe në kërkim

2024/11/11 at 9:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Do hiqesh nga kërkimi!” Çudia me qytetarin, rezulton në burg dhe në kërkim

Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra penale në Vlorë, “drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “vjedhje”.


Masa që u mor ishte “shërbim prove”. Qytetari e theu këtë masë dhe më pas kapet dhe hetohet në gjendje të lirë.

Në Durrës kryen një tjetër vepër penale “grabitje me dhunë” dhe dënohet 6 vite, nga të cilat kryen 4 vite e 5 muaj. Më pas lirohet nga amnistia.

Për dy veprat e para, gjykohet gjatë kohës, që po vuante dënimin, në vitin 2021 dhe Gjykata e Vlorës vendos ta dënojë dy muaj dhe 4 muaj për dy veprat.

“Në vitin 2019 ndalohem nga Policia Rrugore për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, dal me ‘detyrim paraqitje’ pastaj ma konvertojnë me ‘shërbim prove’, të cilën unë e theva. Pas disa kohësh më shpallën në kërkim për vjedhjen e një motori këtu në qytetin e Vlorës. Shkoj në Durrës dhe më kapin këta të policisë së Vlorës dhe më hetojnë në gjendje të lirë, më nxjerrin dhe më hetojnë në gjendje të lirë. Në datën 25 Nëntor po të atij viti, 2019-ës, në qytetin e Durrësit unë kryej një tjetër vepër penale, ‘vjedhje me dhunë’ ose ‘grabitje’ dhe dënohem nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet në Shkallë të Parë, me 6 vjet dhe në Apel. Më pas transferohem në Rrogozhinë ku kryej atje 2 vjet e 4 muaj, në total 4 vjet e 5 muaj,” thotë për mikrofonin e emisionit “Stop” Silard Allushaj.

Gazetarja: Silard pse na ke thirrur sot?

Silard Allushaj: Këto 2 vendime që unë kam pasur një “shërbim prove” dhe tjetrën “gjendje të lirë” unë jam gjykuar gjatë kohës që unë po vuaja dënimin në paraburgimin e Durrësit për veprat penale që kisha kryer në Durrës, vij këtu në Gjykatën e Vlorës me përcjelljen e policisë së burgut, kam marrë pjesë në çdo seancë dhe jam dënuar: 6 muaj tek një vendim dhe 2 muaj tek vendimi tjetër.

Silardi thotë, se pasi lirohet nga burgu, shkon në komisariatin e Vlorës, ku çon vendimin e lirimit.

Gazetarja: Ndërkohë ti në vitin 2021 vuaje dënimin për veprën e tretë?

Silard Allushaj: Po për veprën e tretë dhe më të rëndën. Lirohem, marr fletën që më dorëzoi burgu dhe sipas ligjeve e dorëzoj në komisariat brenda 72 orëve dhe vazhdoj jetën, punën normal si gjithë njerëzit e tjerë për një jetë më ndryshe sepse nuk doja t’i kthehesha më të kaluarës sime.

Silard Allushaj tregon, se 6 muaj pasi lirohet arrestohet për dy veprat e para dhe i thuhet, se kishte 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që ai ishte në burg. E çojnë në Kosovë të Lushnjës, ku qëndron 14 ditë. E liron gjykata, por tani Silardi ka frikë se prokurorja mund të bëjë ankimim, pasi në gjykatë ishte shprehur, se Silardi i ishte shmangur drejtësisë. Ndërkohë ai ishte në burg.

Silard Allushaj: Në datën 13 Tetor të 2024-ës më arrestojnë duke më thënë që unë kam 3 vite e gjysmë në kërkim. Rezultoja 3 vite e gjysmë në kërkim në Komisariatin e Vlorës kur unë kisha 6 muaj që isha liruar nga burgu.

Gazetarja: Për çfarë të arrestojnë?

Silard Allushaj: Më arrestojnë sepse Komisariati i Vlorës më ka shpallur në kërkim unë duke qenë në burg, duke vuajtur dënimin dhe në datën 13 më arrestojnë më mbajnë 4 ditë këtu në komisariat dhe më transferuan në Kosovën e Lushnjës ku bëra gati 13-14 ditë burg. Duhet kaq shumë kohë, 14 ditë për të verifikuar që unë kam qenë në burg dhe derisa bëri kërkesën avokati në gjykatë, e cila urdhëroi lirim të menjëhershëm për mua. Por kush më jep garanci mua që prokurorja kur të vijë vendimi i arsyetuar nga gjykata, atëherë fillon afati i animimit nga ana e prokurores, kush më jep garanci mua që prokurorja nuk do e ankimojë dhe pas 3-4 vitesh mua do të më arrestojnë përsëri dhe do më thonë që ke 4 vite në kërkim. Prokurorja pretendoi se unë i isha shmangur drejtësisë dhe nuk donte që unë të lirohesha, por ta vuaja këtë dënim. Nuk kam dalë me mashtrim, as nuk jam arratisur e as gjë. Për këtë 14 ditshin mua më ka prishur shumë punë, familja është stresuar, nëna ka filluar përsëri ilaçet e zemrës. Mua vetë më ka stresuar, nga puna më pushuan.

Silardi shprehet, se nuk kërkon dot as dëmshpërblim, vetëm të qartësohet pozicioni i tij. Në Komisariatin e Vlorës, pasi është liruar, Silardi vazhdon në jetë në kërkim.

Gazetarja:  Ti e ke menduar të kërkosh dëmshpërblim nga gjykata?

Silard Allushaj: E kam menduar, por këta i kanë kopsitur ligjet aq bukur saqë edhe po të të marrin e të fusin në burg kot nuk ia vlen që t’u shkosh nga mbrapa sepse është deri në 2000 lekë të reja dëmshpërblim për një ditë burg, ndërkohë që ato 2000 lekë këta t’i japin pas 4-5 vitesh që zvarrisin seancat në Gjykatën Civile dhe shuma që unë mund të përfitoj është gati 240 mijë lekë të vjetra, kurse shuma që unë kam harxhuar për këto 14 ditë shkon deri në 1 milion e gjysmë të vjetra.

Pasi “Stop” u interesua, Silard Allushajt i thonë se do ta heqin nga kërkimi.

Qytetari: Jam person në kërkim, apo jo?

Punonjësja: Ku të të kontrolloj unë ty?

Qytetari: Në sistem, kush mund ta shikojë, që jam në kërkim, apo jo?

(Punonjësja qesh)

Qytetari: Jo për Zotin, e kam seriozisht. Unë erdha këtu në 26 Prill, dy ditë pasi u lirova nga burgu, dorëzova vendimin e amnistisë, që u lirova nga burgu. Më arrestuan, sepse kisha 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që unë isha në burg.

Punonjësja: Ja një sekondë, të marr shefen e kërkimit! Kush ta ka pasur çështjen, kush OPGJ?

Qytetari: Tani, që më arrestuan? Një djalë, Ersild.

Punonjësja: Xhuveli?

Qytetari: Po!

(Punonjësja flet me shefen e kërkimit.)

Punonjësja: Mirë zemra, rrofsh! Po që t’ia heqë ai, duhet të ta bëjë ty kërkesën! Po hiqesh tani nga kërkimi. Ka ardhur, tani i ka vajtur shefes së kërkimit.
Qytetari: Po hiqem tani nga kërkimi?

Punonjësja: Po!

Qytetari: Po të më kishin kapur dje?

Punonjësja: Do bëheshin verifikimet dhe do të nxirrnin direkt. Do vinte shefja e kërkimit në çdo lloj ore. Do të heqin! Mirë? Vazhdo i qetë!

Avokati Arben LLangozi tregon shkeljet e policisë në këtë rast dhe shkeljet e prokurorisë, pasi sipas tij, nuk ka pasur një kontroll dhe koordinim në këtë rast, duke penalizuar qytetarin.

Arben LLangozi: U njohëm me rastin kemi një shkelje të rëndë nga Policia e Shtetit sepse siç dihet urdhrat e ekzekutimit të nxjerra nga prokuroria, çfarëdolloj prokurorie nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, e mbasi kryet një procedurë kërkimi për një person atëherë shpallet në kërkim. Në rastin aktual Policia e Shtetit nuk ka bërë kërkimin e duhur dhe shpallja në kërkim është bërë në shkelje të hapur të ligjit, gjithmonë këto urdhra kërkimi janë nën kontrollin e organit të akuzës, pra kemi neglizhencë të të dyja institucioneve, të cilët nuk kanë rakorduar për personin që ka qenë duke vuajtur dënimin. Policia në momentin që ekzekuton një masë qoftë arrest në burg, apo qoftë dhe një masë dënimi në sistemin e saj TIMS, ajo detyrimin ligjor që të shënojë se në këtë datë u ekzekutua ky lloj vendimi dhe është ekzekutuar komplet apo pjesërisht, apo varet se si është urdhërua nga kërkimi i gjykatës. Në rastin aktual ky akordim nuk ka ndodhur nga institucionet shtetërore, unë vlerësoj se kemi një shkelje shumë të rëndë nga Policia e Shtetit./tvklan



Ju sugjerojmë

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Bota

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

18 Dhjetor, 2025 6:46 pm
“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Para
Biden dhe Harris shfaqen bashkë për herë të parë që nga humbja në zgjedhje

Biden dhe Harris shfaqen bashkë për herë të parë që nga humbja në zgjedhje

U përpoq të mbajë në jetë Hamza Licin, misteri i personit të 3-të në masakrën e Shkodrës

U përpoq të mbajë në jetë Hamza Licin, misteri i personit të 3-të në masakrën e Shkodrës

“Për Hamza Licin nuk u hapën dyert e mortit”, dyshimi i gazetares: Në banesë mund të ketë qenë…

“Për Hamza Licin nuk u hapën dyert e mortit”, dyshimi i gazetares: Në banesë mund të ketë qenë…
















TE FUNDIT

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për raportin e tij me babain. Ai u shpreh se pavarësisht se...

Lexo më shumë

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Universitetit të Arteve ku më 18 dhjetor të 35 viteve më parë...

Lexo më shumë

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
18 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po transmetohet intervista e kryeministrit Edi Rama të bërë disa javë më parë, ku ai ka folur...

Lexo më shumë

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” disa javë më parë, e cila po transmetohet mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com