Kryeministri Edi Rama është në një konferencë të përbashkët me presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe të dy po iu kthejnë përgjigje gazetarëve.
I pyetur nga një nga gazetarët, nëse në këtë Samit do të flitet lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, ai tha se nuk do të ketë një qëndrim për këtë çështje.
“Procesi i Berlini, është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të rajonit drejt katër lirive të BE, të lëvizjeve të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve. Ky samit nuk është për zgjidhjen çështjeve bilaterale. Ne programin e samiti, dreka e punës e liderëve do ti kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes te pranishmëve është e programuar por nuk është një samit që merr përsipër të gjej zgjidhje për çështje të tilla”, tha Rama./Opinion.al