Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, mund të zhvillojnë një takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 24-27 shtator, në New York.
Deri më tani ende nuk janë bërë publike detaje se çfarë do të diskutojë Rama dhe Mitsotakis, por një nga temat e bisedës do të jetë integrimi i Shqipërisë.
Takimi i Ramës me kryeministrin grek, vjen pas deklaratës së këtij të fundit, ku shpreh se në rast se nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek, atëherë shteti helen do t’i bllokoj Shqipërisë rrugën e integrimit për në BE.
Po ashtu, mësohet se kryeministri grek do të takohem me presidentin turk, Tayyip Erdogan si dhe me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ku do të diskutojnë për procesin e Marrëveshjes së Prespës./ Opinion.al E.Xh.