Ledian Memushaj, i karakterizuar edhe nga sensi i tij i humorit, ka vënë nga një pseudonim ose sinonim për një pjesë të shokëve të Kombëtares. “Të gjithë i kam miq të mirë dhe ata më njohin. E dinë që nuk janë dashakeqëse, por batuta. Gjithsesi, do mundohem t’ua gjej shumë të përafërta”, u shpreh mesfushori vlonjat duke qeshur.
Berisha – Seriozi
Shehi – Më serioz se Berisha
Lila – Simpatiku
Mavraj – Muri (Është shumë i fuqishëm, si mur në qendër të mbrojtjes)
Hysaj – Bimbo (Kështu e thërras, sepse është si vogëlush në fytyrë, por futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës)
Ajeti – Tullaci
Cana – Legjendë
Roshi – Harmonia (Pa të në grumbullime, nuk do të qeshnim dot aq shumë. Mban ekipin në harmoni).
Abrashi – “Pitbulli”
Kukeli – I përuluri
Sadiku – Kurnaci (As një kafe nuk të paguan). (Qesh)
Cikalleshi – Turku (Që kur ka vajtur në Turqi, ka lënë mjekër).
Balaj – Ivan Drago (Si ai aktori tek ai filmi).
De Biazi – I shqetësuari (Është gjatë gjithë kohës në ankth dhe i shqetësuar para ndeshjeve).
Tramexani – Bukuroshi (I pëlqen pamja e tij e jashtme)./ Panorama Sport