Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish Kryeministri Berisha dhe ish Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Paloka thekson se kjo ide është diskutuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.
“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka për “News 24”. Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PDsë që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.