Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djegia e mandateve dhe përfitimet që ka një deputet

2019/02/17 at 4:45 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
74 vota pro, futet në kalendar projektligji për teatrin e ri

Nëse do të ndodhte, do të ishte një precedent në politikën shqiptare. Lulzim Basha tha se do t’i propozojë grupit parlamentar të PD-së djegien e mandateve të deputetëve.  Këtë vendim të tij, kreu demokrat e deklaroi gjatë një daljeje para mediave në selinë blu një ditë pas protestës kundër qeverisë. Basha përsëriti qëndrimin për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.


Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume ka thënë për mediat se deputeti mund të heq dorë nga mandati kur dëshiron, por sipas tij një fakt i tillë nuk e pengon Kuvendin që të funksionojë, pasi shumica ka mbi 71 deputetë dhe mund të miratojë ligje me shumicë të thjeshtë.  Megjithatë, thotë ai, pavarësisht nga ana juridike parlamenti mund të funksionojë, krijohet një ngërç politik.

“Ky veprim shpie drejt një ngërci të madh politik, nga largimi i opozitës nga Kuvendi. Është një situatë që do të kërkojë reflektim të shumicës për të gjetur zgjidhje, të tipit radikal, që mund të bëjë opozita duke u larguar nga Kuvendi. Se si mund të realizohen zgjedhjet, a do i lihet kohë për kuadrin ligjor apo për kodin, do të jetë pjesë e asaj që do të bëjnë forcat politike”, thotë zoti Kume.

Sipas Kodit Zgjedhor, në rastin e tërheqjes së deputetit, Kuvendi i Shqipërisë njofton KQZ-në për zëvendësimin e vakancës. Në nenin 71 të Kushtetutës përcaktohet se kur një deputet merr mandatin e deputetit dhe kur është i pavlefshëm. Në pikën B të këtij neni përcaktohet edhe dorëzimi me dëshirë i mandatit nga ana e deputetit.

Por, pavarësisht vendimit që mund të marrë opozita vlen të përmendim dhe çfarë përfitimesh ka të jesh deputet i Republikës së Shqipërisë.

Disa nga përfitimet

– Deputeti i Kuvendit gëzon status të veçantë gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit të deputetit, status që buron nga Kushtetuta dhe nga ligjet.

– Me status të deputetit kuptohet pozicioni që ka ai në marrëdhëniet juridike, në marrëdhëniet me organet administrative shtetërore dhe organet e qeverisjes vendore, si dhe të drejtat dhe detyrimet financiare dhe protokollare.

–Në klasifikim paga e deputetit vjen menjëherë pas pagës së ministrit.

– Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu, ai gëzon të drejtën e shpërblimit për pjesëmarje në komisione, si drejtues i Komisionit apo si drejtues i grupit parlamentar.

–Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.

–Deputeti që shkon me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfiton dietë ditore, sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai caktohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare ose të institucioneve të tjera, shpenzimet mbulohen nga institucioni që e ka ftuar, duke përfituar dietën sipas akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

–Deputetit i njihet e drejta e lejes vjetore të zakonshme. Me leje të zakonshme do të kuptohet periudha ndërmjet dy sesioneve të punimeve të Kuvendit, e cila duhet të jetë jo me pak së 30 ditë.

–Deputetit dhe bashkëshortes (bashkëshortit) të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.

–Deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet.

–Deputeti pajiset me shërbim telefonik. Vlefta e shpenzimeve për shërbimet e telekomunikacionit përcaktohet me vendim të Kuvendit.

–Për sëmundjet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrës dhe kur personeli shëndetësor vlerëson trajtimin e tyre të specializuar, deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë shtetit. Fondet për këtë qëllim sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

– Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.

Etiketa: kristaq kumelulzim bashamandati deputetitPD


Ju sugjerojmë

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Para
Unaza e Katy Perry e ngjashme me atë që Bloom propozoi Miranda Kerr

Unaza e Katy Perry e ngjashme me atë që Bloom propozoi Miranda Kerr

Spiropali: Protesta e mbetur studentore, karikaturë e PD, LSI dhe Berishës

Mandatet e opozitës, vjen reagimi i parë nga Qeveria

Konflikt mes familjeve shqiptare në Itali, katër persona në spital

Konflikt mes familjeve shqiptare në Itali, katër persona në spital
















TE FUNDIT

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
3 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një dokument të ri, që sipas tij, vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën...

Lexo më shumë

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
3 Nëntor, 2025

Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia...

Lexo më shumë

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
3 Nëntor, 2025

Një moment i rrallë ku Presidenti kinez Xi Jinping shfaqet duke shkëmbyer batuta, duke dalë nga natyra e tij e...

Lexo më shumë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com