Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djegia e mandateve, a po shkelen kodi dhe rregullorja?

2019/02/23 at 5:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegia e mandateve, a po shkelen kodi dhe rregullorja?

Dorëheqjet e deputetëve të opozitës kanë nxitur një reagim zinxhir institucional për zyrtarizimin e tyre. Procedura, e cila zbatohet për herë të parë në praktikë, parashikohet nga Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit edhe pse nuk duket se ka nisur me këmbë të mbarë, raporton ABC News.


Pavarësisht thirrjeve në përshkallëzim të ndërkombëtarëve për mos dorëzim “on block” të mandateve nga deputetët e opozitës, 21 shkurti i diktoi atyre tjetër rrugë. Dorëheqjet u dorëzuan në kryesi të Kuvendit nga vetë kryeopozitari Lulzim Basha, duke konsumuar kështu pikën 2 të nenit 71 të Kushtetutës që përcakton se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur ai heq dorë nga mandati i tij.

Është ky momenti kur parlamentarizmi shqiptar nis një rrugëtim të ri, të pashkelur më parë, si politikisht ashtu edhe procedurialisht. E ndërsa vendimi politik i takon opozitës, hapat procedurial, si rregull, përcaktohen nga kuadri ligjor i vendit edhe pse duket se vullneti politik mund ta kapërcejë atë kurdo, shkruan ABC News.

I tillë duket rasti i njoftimit që Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar më 22 shkurt, vetëm 24 orë pas depozitimit të dokumentave të dorëheqjeve të deputetëve në protokollin e Kryesisë së Kuvendit.

Kodi Zgjedhor në mënyrë specifike parashikon në nenin 164 të tij, pika 1 se deputeti deklaron përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. E nëse kjo mund të konsiderohet deklarim në mënyrë publik, Rregullorja e Kuvendit në nenin 13 të saj njeh këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, si komision përgjegjës që shqyrton gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare.

Sipas Kodit Zgjedhor dhe Rregullores, është Kuvendi ai që ka kompetencën për të administruar dorëheqjet, janë deputetët e parlamentit, përfshi ata të opozitës që nuk kanë dhënë dorëheqjet e tyre, ata të cilët kanë detyrimin të votojnë në parlament raportin që Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit i dërgon seancës, pasi ka marrë në shqyrtim dorëheqjet e 56 deputetëve të opozitës. Vetëm atëherë Kuvendi dërgon pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftimin për krijimin e vakancave, rregullorja e së cilës parashikuar 30 ditë kohë për përmbushjen e kësaj procedure nga ana e Kuvendit. Kjo gjithmonë nëse vullneti i politikës nuk kanalizohet në zbatim të Ligjit, por përshpejtim të procedurës në vetvete. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Para
Protesta çdo të enjte përballë Parlamentit, Basha: Asgjë nuk na frenon

Protesta çdo të enjte përballë Parlamentit, Basha: Asgjë nuk na frenon

“Po dridhesh nga i ftohti”, Basha ia merr mikrofonin nga dora gazetarit

“Po dridhesh nga i ftohti”, Basha ia merr mikrofonin nga dora gazetarit

Video/Paloka: Nuk është krim të jesh thuthuq

Boja ndaj Ramës, Paloka: Basha nuk dinte gjë, kam gjithë jetën thuthuq
















TE FUNDIT

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com