Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djegia e bunkerit, shpërthen Dritan Hila: Aurel Plasari e Rudolf Marku, këllira

2015/12/10 at 10:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

TIRANË- Ka pasur polemika e komente të shumta për mënyrën se si protestoi Partia Demokratike në 8 Dhjetor, dhe konkretisht djegia e bunkerit ka tërhequr vemendjen më së shumti.

Dritan Hila, analist por dhe ish-zv.ministër i Mbrojtjes deri para pak muajsh ka hedhur akuza të rënda ndaj studiuesit Aurel Plasari dhe poetit Rudolf Marku (të dy me funksione të larta publike në kohën e PD-së).

Gjithçka ka të bëjë me komentet e tyre lidhur me djegien e bunkerit. Ja çfarë shkruan Hila pas shkrimit të Plasarit që e sheh si të padrejtë djegien e bunkerit.

Statusi në Facebook i Dritan Hilës

Shume i lezetshem amerikani Abrahams tek “Shqiperia e re”, kur tregon si u deshen 4 dite per te mbledhur 300 firma per formimin e PD-se.
Pastaj kur tregon si Rudolf Marku ju mbylli zyrat per nje artikull kritik ndaj Berishes, dhe Aurel Plasari i beri copë ne gazeta. Rudolfi e mban veten per poet. Ne ’97-en ishte ambasador ne Londer, mbylli ambasaden pas renies se Berishes, dhe u zhduk pa lene gjurme, duke diskretituar shtetin qe perfaqesonte. Ndersa Plasari ne 2011-en, shante demostratat e PS ne opozite, ndersa tani mbron ato te PD-se. Protesta eshte gjithmone e drejte Aurel, edhe kur behej ne 21 Janar, edhe dje ne 8 Dhjetor.
Sepse me vjen ne mëndje këllira, qe ne e prodhojme me kaq shumice kur lexoj keta emra.

Statusi në facebook i Aurel Plasarit

Po pse, shkatërrimi qenka zgjidhja e vetme e çështjes së bunkerit që ia kanë ofruar dhuratë popullit të kryeqytetit si “instalacion artistik”? Ndonjëherë njerëzit e thjeshtë, me më pak shkollë se ne “të dijshmit”, janë më praktikë dhe pra më të zgjuar për zgjidhjen e çështjeve të tilla sesa ata që parapëlqejnë shkatërrimin. Diçka kam mësuar për një zgjidhje të tillë praktike këtu e 25 vjet të shkuar, kur monumentet e diktaturës po shkuleshin e po përdhoseshim duke derdhur ujët mbi ta.

Në një cep të pallatit tonë banonte, atëherë e pensionuar, “Teta Kristina”, e përmendur si e para femër skulptore në Shqipëri. Ndër punimet e saj bënte pjesë edhe shtatorja në bronz e Vladimir Iliç Leninit, që ngrihej madhështore në të hyrë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sikurse shumë prej jush e mbani mend: përkundrejt Stalinit gjithashtu në bronz. Në ditët e trazirave të shkurtit 1991, kur Tirana gëlonte nga të rinjtë e përndezur kurse pensionistët pëlqenin të mbylleshin brenda, “Teta Kristina” vendosi të nxirrte pak kokën në dritare për të pyetur çunat e lagjes në sheshin poshtë: “Të keqen teta… ça bahet? Si asht puna…?”. Duke i dashur të mirën dhe thjeshtësisht fare njëri prej tyre i thotë: “Futu brenda, Teta Kristina, se po e shkulin Leninin dhe do të ta sjellin brenda në shtëpi…!”. E mbaj mend si tani “Teta Kristinën” se si mbylli vrik dritaren e apartamentit të saj të vogël duke ulur edhe perdet.

Nuk më është hequr nga mendja ky episod as sot e 25 vjet dhe m’u kujtua pikërisht ndërsa vështroja orvatjet që u bënë për ta shkatërruar bunkerin që ia kanë ofruar dhuratë popullit të kryeqytetit si “instalacion artistik”. Ja pra se përse m’u duk e padrejtë prishja e tij. Përse të mos vihet në jetë ideja ingjenioze e atij çunit të thjeshtë të lagjes dhe bunkeri, i shkulur me mjetet e përshtatshme, t’i çohet në shtëpi autorit të tij? Një rrugë e dy punë: edhe Tirana pastrohet, edhe “instalacioni” shpëtohet.

Ju sugjerojmë

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
Aktualitet

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

7 Korrik, 2025 12:48 pm
Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
Kronikë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

7 Korrik, 2025 12:32 pm
Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
Kronikë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

7 Korrik, 2025 12:21 pm
Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Aktualitet

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

7 Korrik, 2025 12:01 pm
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re
Bota

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re

7 Korrik, 2025 11:48 am
Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
Kronikë

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert

7 Korrik, 2025 11:42 am
Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
Para
Anjeza Shahini takohet me mbretëreshën e Anglisë

Anjeza Shahini takohet me mbretëreshën e Anglisë

Vlorë, vjehrri godet nusen me gërshërë

Vlorë, vjehrri godet nusen me gërshërë

Prishet aparatura e rrezeve në QSUT, protestojnë pacientët me kancer

Prishet aparatura e rrezeve në QSUT, protestojnë pacientët me kancer

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht

Nisin regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 gusht
7 Korrik, 2025

Ogerta Manastirliu, ministrja e Arsimit ka njoftuar se prej ditës së sotme, 7 korrik, janë hapur regjistrimet online për klasat...

Lexo më shumë

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”
7 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), ka ndryshuar sot, 7 korrik, masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit. Ky i fundit është...

Lexo më shumë

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit
7 Korrik, 2025

Një 63-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e...

Lexo më shumë

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur pas procesit të rinumërimit për tre javë në katër qarqe kyçe në vend....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com