Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi tërhoqi një ditë më parë kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesëshme të Kavajës, ditën e sotme, siç e cilëson ai e ka nisur me një imazh fantastik.
Sot, hapin e ka mbajtur në kryeqytet, pranë zyrës së tij në sheshin “Nënë Tereza”.
“Ju uroj gëzuar Shën Gjergjin me këtë imazh fantastik të Sheshit ”Nënë Tereza” i shtruar me këtë qilim me motive tradicionale nga fshati Shëngjergj i Tiranës, si pjesë e performancave artistike të Bienales së Artistëve të Rinj të Mesdheut “, shkruan Edi Rama në facebook.