Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dje në Gjykatë/ Shullazi kërkon të shikojë dëshmitarin e mbrojtur, por ja çfarë ndodh

2017/01/28 at 12:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dje në Gjykatë/ Shullazi kërkon të shikojë dëshmitarin e mbrojtur, por ja çfarë ndodh

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Ylvi Beqja, nuk u ballafaqua dje në sallën e gjyqit me Emiliano Shullazin dhe katër të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij.

Seanca gjyqësore, ku biznesmeni Beqja pritej të përballej me personin që e ka akuzuar për “gjobëvënie”, rezultoi e dështuar, raporton “Panorama”.

Pas gati tri orë orvatjesh, Krimet e Rënda nuk mundën të siguronin një sallë të përshtatshme për marrjen e dëshmisë së biznesmenit dhe as ballafaqimin e tij me të arrestuarit.

Seanca në fjalë do të zhvillohej në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Krimeve të Rënda, për pranimin e kërkesës së Prokurorisë për “sigurim prove”, pyetjen e dëshmitarit Beqja.

Biznesmeni, që pretendon t’i ketë dhënë nën kërcënimin e armëve një pjesë të pronësisë së ish­hotel “Vollgës” dhe 541 mijë euro Emiliano Shullazit, mbërriti në gjykatë me një makinë civile nën shoqërinë e agjentëve të Zyrës së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

“PINGPONG” SALLASH

Për shkak të fazës në të cilën ndodhet procedimi penal ndaj Shullazit dhe të dyshuarve të tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Burime brenda sallës pohuan se e gjithë seanca u përcoll me debate të tensionuara mes palëve, ku në thelb ishte lloji i sallës së gjyqit dhe mënyra si do merrej dëshmia e Beqjes.

Që në nisje, avokatët Alban Qafa dhe Vladimir Meçi kanë kërkuar zhvillimin e seancës në një sallë ku kafazi të ishte me hekura, për t’u dhënë mundësi atyre të komunikonin lirisht dhe në mënyrë konfidenciale me klientët e arrestuar.

Kafazi i sallës ku u artikulua kjo kërkesë është me xham dhe nuk lejon komunikim konfidencial mbrojtës­të pandehur. Nga ana tjetër, Emiliano Shullazi dhe të arrestuarit e tjerë i kanë kërkuar Gjykatës të kishin në sallë dëshmitarin e mbrojtur.

“Duam ta shohim, të ballafaqohemi me të”, mësohet të jetë kërkuar prej tyre. Pas gati një ore në dhomën e këshillimit, trupi gjykues u shpreh me vendim për ndërrimin e sallës, si dhe pyetjen e dëshmitarit në kushte normale.

Pas zhvendosjes së palëve dhe të pandehurve në sallën numër 3 të gjykatës, pasi në një tjetër sallë kishte probleme sistemi i regjistrimit audio, trupi gjykues ka dalë me një qëndrim “surprizë”.

Sipas burimeve, duke cituar pretendimin e Policisë se në atë sallë nuk mund të garantohej siguria e dëshmitarit, Gjykata ka urdhëruar palët të rikthehen në sallën numër 1. Përveç kësaj, marrja e dëshmisë do të realizohej në një formë të tillë që Beqja të mos kishte kontakt pamor me të arrestuarit.

“BRAKTISJA”

Seanca ka vijuar me një kërkesë të mbrojtësve për përjashtim të trupit gjykues. Kjo kërkesë është pasuar nga një tjetër, përmes së cilës mbrojtësit kanë pretenduar se sigurimi i provës është bërë përtej afateve të parashikuara në ligj.

Po ashtu, avokatët i kanë bërë me dije trupit gjykues se vendimi i ndërmjetëm për “sigurim prove” ishte ankimuar prej avokatëve në Apelin e Krimeve të Rënda. Sipas tyre, Gjykata nuk mund të procedonte në një kohë që Apeli nuk ishte shprehur për këtë kërkesë.

Pas vendimit të Gjykatës për të vijuar seancën, duke e konsideruar procesin si të paragjykuar, të arrestuarit dhe mbrojtësit e tyre janë larguar nga salla e gjyqit, duke e bërë të pamundur vijimin e seancës./Armand Bajrami Panorama.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video/ Ja si u grabit me armë qendra “Neptun” në Shkup

Video/ Ja si u grabit me armë qendra "Neptun" në Shkup

Lodrat e seksit në tv, ja si u përgjigjet Rudina kritikave pas emisionit

Lodrat e seksit në tv, ja si u përgjigjet Rudina kritikave pas emisionit

Video/ Ja si duket zëri i Stresit kur këndon me tullumbac me helium

Video/ Ja si duket zëri i Stresit kur këndon me tullumbac me helium

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com