Teksa e gjithë Shqipëria sot po merret me syzet e tij, duket se zhurma “online” por jo vetëm, s’e ka shqetësuar aspak Gregor Ramën. Djali i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është parë sot më i buzëqeshur se kurrë në shoqëri të ëmbël. Gregu është ulur në kafene, e më pas ka bërë dhe një shëtitje me një vajzë shumë simpatike. Ajo që ka rënë në sy, është se dy të rinjtë shihen gjithë kohës të buzëqeshur pranë njëritjetrit. Mos mendoni se vetëm ne njerëzit e thjeshtë, kemi të drejtë ta shijojmë Tiranën në këto ditë të bukura pranvere. Dimë se djali i kryeministrit i dashuron shëtitjet në këmbë, e me siguri ato duhet t’i shijojë shumë më shumë në një shoqëri kaq të mirë./RevistaWho