TIRANË- Arrestimi i djalit të Mëhill Fufit i cili u kap me armë në gjimnaz ka nxjerr në pah të tjera detaje. Media e shkruar thotë se 16vjeçari G.Fufi ishte përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë në shkollën “Vasil Shanto” i kishin ngacmuar të dashurën.
Pala tjetër e kishte kërcënuar G.Fufin, duke i thënë se do ta paguajë rrahjen. Në këto kushte ai ka udhëtura në qytetin e laçit ku ka marrë një pistoletë Ekol të cilën e mbante me vete në shkollën Besnik Sykja ku edhe mëson. Policia gjeti armën në çantën e vazjës me të cilën ishte i lidhur djali i deputetit demokrat për qarkun e Lezhës, Mëhill Fufi.