Pas vizitës në Beograd, Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit amerikan Donald Trump, e kishte kreun e shtetit serb Aleksandar Vucic të ftuar në poadkastin e tij “Triggered”.
Ai e nisi bisedën duke u thënë ndjekësve të tij se NATO-ja e bombardoi Serbinë në vitin 1999 në mes të skandalit të Bill Clinton me Monica Lewinsky, dhe sipas tij, shumë e shohin bombardimin e Serbisë nga NATO-ja asokohe si një shpërqendrim nga kjo çështje.
Donald Trump Junior u shpreh më tej se Serbia vazhdon të mbajë qëndrimin se Kosova është pjesë integrale e saj dhe theksoi se grupe të ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme mbi integritetin territorial kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, veçanërisht kur krahasohet me situatën e Ukrainës.