Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për dy djemtë dhe bashkëshorten e ish-kryeplakut të fshatit Shkallë në Manzë të Durrësit Mirosh Djaloshi, i cili u vra në 18 mars në shtëpinë e tij.
Sipas Arban Djaloshit, ai e qëlloi të atin me dru në kokë duke e lënë të vdekur. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre pas orës 01:00, kur Mirosh Djaloshi ishte kthyer i dehur.
“Unë isha në gjumë atë ditë dhe ishte ora 1 e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës 1 e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë dhe dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës. “Hajde këtu ti hajdut m…”, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste.
Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu dhe e godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur. Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhanë dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin”
Dinamika e ngjarjes, e zbardhur nga Prokuroria e Durrësit:
Më datë 18.03.2016, ora 07.00 në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrare shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të baneses së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi. Nga kqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së kqyrjes së kufomës.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, kqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:
Nga deklarimet e familjarve të viktimes ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkol në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth ores 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij. Rreth orës 05.30, bashkeshorja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banese ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain