Ata ishin të dy konkurentë të edicionit të dytë të spektaklit “Dance With Me”. Bëhet fjalë për këngëtaren Arilena Ara dhe Dj-in e njohur, Sardi.
Por këto ditë në media po qarkullojnë thashetheme se mes tyre, ka një lidhje të fshehtë dashurie. Opinion.al kontaktoi me Dj Sardin dhe ai na tregoi se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
“Unë dhe Arilena jemi miq të mirë. Nuk ka asnjë lidhje mes meje dhe Arilenës, secili ka jetën e tij private”.