Kristela Gjoka dhe Noga kanë vetëm disa javë të martuar dhe kohët e fundit janë përballur me lajme që kanë qarkulluar për ndarjen e tyre
Aktorja e Top Channel, e cila është edhe në pritje të ëmbël, vazhdon të jetë e martuar me Nogën. Këtë gjë e vërteton dhe postimi më i fundit i këngëtarit.
Ai ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet tatuazhi që i ka dedikuar pikërisht Kristelës. Tatuazhi i Nogës ka datën e lindjes së Kristelës, emrin e saj të shkurtuar, shenjën e infinitit dhe fjalët “Ngoje zemrën tem”