Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Divorci i Britanisë,çfarë e pret politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE

2020/02/03 at 8:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Divorci i Britanisë,çfarë e pret politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE

Largimi i Britanisë nga BE pritet të ketë ndikim serioz në politikën e jashtme e të sigurisë së BE. Sepse, së bashku me Francën dhe Gjermaninë, britanikët kanë qenë përcaktues të prirjeve për drejtimin e Aleancës. Tani, anëtarja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Britania e Madhe po ndjek rrugën e saj. Çfarë do të thotë kjo për peshën strategjike të Evropës në botë?


Bashkëpunimi midis BE-së dhe Britanisë së Madhe me të vërtetë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë në dekadat e kaluara. Gjë e cila dilte në pah dendur edhe në në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Londra konsiderohej më shumë frenuese dhe bllokuese, kur bëhej fjalë për të thelluar bashkëpunimin ushtarakisht, për shembull. Nga ana tjetër, me Britaninë e Madhe po largohet nga BE një peshë e rëndë politike. Eurodeputeti i Aleancës 90/Të Gjelbërve Reinhard Bütikofer, pra, e sheh BE të dobësuar pas Brexit-it: “Në fund të fundit, britanikët janë një vend me diplomaci me shumë përvojë, britanikët kanë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, britanikët kanë vënë deri tani në dispozicion burimet më të mëdha nga të gjitha vendet e BE për sa i përket kapacitetit ushtarak.”

Bütikofer kërkon një marrëdhënie të ngushtë dhe të ekuilibruar me britanikët pas largimit të tyre. Dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell kohët e fundit tha në një intervistë televizive se bashkëpunimi në politikën e sigurisë është me interes të ndërsjellë. Ai tha se të dyja palët kanë shumë pozicione të përbashkëta në skenën globale. Dhe ka shumë tema ku duhet bashkëpunuar. Nga sanksionet deri tek çështjet strategjike, te shërbimet sekrete, te lufta kundër lajmeve të rreme dhe luftës kibernetike.

Pas 31 janarit ekziston vetëm shprehja e vullnetit të mirë

Se sa fort do të qëndrojnë në fund të lidhur BE dhe Britania e Madhe, kjo aktualisht është ende e paqartë. Në deklaratën politike, të cilën e kanë nënshkruar të dyja palët krahas marrëveshjes së divorcit, ka vetëm shprehje qëllimi e fjalë të vullnetit të mirë. Britanikët p.sh. duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekte të rëndësishme ushtarake ose të vazhdojnë të marrin pjesë në misionet ushtarake të BE-së. Këtë e mbështet eurodeputeti David McAllister i CDU-së.
“Oferta mbetet. Por e qartë është edhe, se një vend që largohet nga Bashkimi Evropian nuk mund të jetë vendi kryesor në këto misione, pra një udhëheqje britanike nuk do të ishte më e përfytyrueshme”, thotë McAllister.

Britania e Madhe pas Brexit-it bëhet një vend i tretë. Si rezultat, për të do të zbatohen rregulla të ndryshme nga ato të anëtarëve të BE-së, thotë Fabian Zuleeg nga Qendra Kërkimore Evropiane e Politikave Evropiane. “BE me siguri nuk do ta lejojë Britaninë në organet vendimmarrëse dhe kjo do të thotë se Britania duhet të ndjekë rregullat evropiane, pa pasur të drejtë bashkëvendosjeje.”
Deri në çfarë mase do të jenë të gatshëm britanikët ta bëjnë këtë, kjo është një nga të panjohurat. Dhe nga ana tjetër, sa lëshime mund të bëjë BE. Kështu që pritet që negociatat të jenë të vështira. Edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e ardhshëm midis shërbimeve sekrete dhe policisë, thotë Fabian Zuleeg.

“Këtu një nga çështjet e mëdha është si do t’i trajtojmë të dhënat, kur shkëmben informacione, ato do të përfshijnë edhe të dhëna personash. Kjo duhet të bëhet sipas rregullave të rrepta evropiane. Mendoj se këtu do të ketë shumë nevojë për të negociuar për të gjetur një rrugëdalje, si mund të anashkalohen këto pengesa”. Sidoqoftë, ekspertët mendojnë se politika e jashtme dhe ajo e sigurisë mund të spostohen pas në negociatat midis BE dhe Britanisë së Madhe. Dhe ato mund të vihen pas marrëdhënieve të ardhshme ekonomike. /Burimi DW

Etiketa: beBritani


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Para
Lejet e qëndrimit për shqiptarët nga Gjermania, numër rekord në 2018

Lejet e qëndrimit për shqiptarët nga Gjermania, numër rekord në 2018

Sesioni i ri parlamentar, qeveria në sulm ndaj Metës

Tre ministra 'merren në pyetje' sot në Kuvend, ja çështjet kryesore

Koronavirusi, personeli mjekësor nis grevën në Hong Kong: Mbyllni kufijtë

Koronavirusi, personeli mjekësor nis grevën në Hong Kong: Mbyllni kufijtë
















TE FUNDIT

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com