Një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zharrnec, ndërsa në aksident janë përfshirë dy motoçikleta të tipit “Yamah”, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga përplasja e fortë u lënduan dy drejtuesit e motoçikletave, ndërsa njeriu prejt tyre, R.Sh, 21 vjeç, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zharrnec, Divjakë, dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë parplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjesështë dëmtuar njëri prej drejtuesve, shtetasi E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje, si edhe ka ndërruar jetë në spital drejtuesi tjetër, shtetasi R.Sh, 21 vjeç, banues në Divjakë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.