Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor me të cilin po punonte tokën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë, të Divjakës rreth orës 13:55.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 72-vjeçari me inicialet A.B ka ndërruar jetë.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al