Të paktën kështu le të kuptohet në një shkrim portali Syri.al.
Nje revistë e quajtur ‘Eurasia Review’, sipas Syrit ka publikuar një shkrim për marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Portali është një publikim i kompanisë amerikane ‘Buzz’, me qendër në Oregon. Shkrimi në fjalë ka për autor një shqiptaro-amerikan, të quajtur Peter Tase, i cili shkruan se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka ndërmarrë një seri fushatash jashtë vendit për “të njollosur reputacionin e mirë dhe në rritje tek ndërkombëtarët të Ilir Metës”.
“Gjatë vizitës aktuale në Uashington, Bushati nuk pushoi së njollosuri imazhin e zotit Meta si politikan dhe si një arritës i vërtetë marrëveshjesh. Gjatë takimeve me kongresmenët Eliot Engel dhe Ed Royce, me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, përfshi Victoria Nuland, Bushati u fokusua në rritjen e popullaritetit për Ramën dhe kërcënimin e reputacionit ndërkombëtar të zotit Meta.
Fokusi kryesor i administratës së Ramës janë bërë shpifjet dhe denigrimi i lidershipit të mirëmaturuar të Ilir Metës dhe partisë së tij. Në fakt, Meta po shfaqet si një lider i vërtetë i socialistëve shqiptarë dhe një avokat autentik i klasës së mesme dhe një mbështetës i lehtësimit të taksave për biznesin e vogël”, thuhet në shkrimin e portalit amerikan.