Një aksident tragjik i mori jetën një ditë më parë Ervin Dervinës, oficer i kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortes së tij, shtetase rumune.
Efektivi, me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të ambasadës shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.
Ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer me bashkëshorten e tij, e cila kishte ditëlindjen dhe sapo po ktheheshin nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht dhe disa kolegë në një fshat turistik.
Kanë qenë tre makina me targa diplomate, por vetëm ajo ku ndodhej çifti u përfshi në aksident. Ervin Dervina punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh./ Opinion.al