Në 95 vjetorin e krijimit të Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, kremtimet e së cilës u mbajtën në ambientet e Biblitekës, ra sërish në sy fenomeni i protagonizmit pa kufi të Kryeministrit Edi Rama, i cili edhe këtë herë mbajti një fjalim të gjatë për plot 25 minuta. Duke kaluar madje edhe vetë ministren e dikasterit përkatës, atë të Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila mbajti një fjalim shumë më konciz dhe të shkurtër.