Dalja e Britanisë jashtë BEsë me votat e referendimit të djeshëm ka ‘joshur’ vende të tjera të ndjekin të njëjtën rrugë.
«Rroftë kurajoja e qytetarëve të lirë! Zemra, koka dhe kurajoja mundin gënjeshtrat dhe kërcënimet. Falemindet Britani, tani është radha jonë#Brexit», shkruan në Twitter lideri i Legës Matteo Salvini.
«Rroftë liria! Si kërkoj prej vitesh tani duhet i njëjti referendum në Francë dhe Vendet e BE” shkruan liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen. «Hurrah për britanikët, tani është radha jonë. Wshtë koha për një referendum holandez” shkruan lideri i euroskeptikëve Geert Wilders. «Nëse bëhem kryeministër do të ketë referendum edhe në Holandë për të braktisur Uionin europian, ta lëmë të vendosë vetë populli” shkruan lideri i Pvv Geert Wilders.