Temperaturat e ajrit këtë javë kanë shënuar ulje të ndjeshme. Në zonat malore vlerat minimale kanë arritur edhe në -5 gradë Celsius. Bluzat e bardha bëjnë apel për kujdes të shtuar sidomos nga moshat e treta që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Sipas mjekes Ardita Ibraj, numri i pacientëve që paraqiten në qendrat shëndetësore me infeksionet respiratore është rritur gjatë Janarit dhe veç gripit stinor ka edhe raste me Covid, por edhe virusi sinsincial, të cilat shkaktojnë dhe simptoma të rënduara dhe temperaturë të lartë.
Numri i pacientëve pritet të rritet në javët në vijim sipas mjekes.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, javën e parë të muajit Janar janë raportuar rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes.
Klan News