Sot për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm është një ditë historike.
Për herë të parë në krye të qeverisë maqedonase do të jetë Talat Xhaferri.
Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.
Teksa Xhaferi pritet të bëhet kryeministër, nga ana tjetër Klan Macedonia ka publikuar një video të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai shfaqet duke kënduar këngë patriotike.