Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditë e errët për Icardin, tifozët e sulmojnë poshtë shtëpisë

2016/10/16 at 10:33 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ditë e errët për Icardin, tifozët e sulmojnë poshtë shtëpisë

Vetëm një javë pas rinovimit të kontratës, Mauro Ikardi bëhet përsëri temë dite tek Interi. Por kësaj here çështja është tepër serioze, aq sa klubi zikaltër pritet t’ia heqë shiritin e kapitenit sulmuesit argjentinas.

k1

Shkak është bërë një përplasje me tifogrupin ultras lidhur me një prapaskenë që lojtari zbulon në librin e tij autobiografik të publikuar së fundmi. Bëhet fjalë për episodin e 1 shkurtit 2015, pas përfundimit të ndeshjes së humbur nga zikaltrit 3-1 në fushën e Sasuolos.

k3

Tifozëve nuk u ka pëlqyer rrëfimi i ngjarjeve nga bomberi argjentinas, i cili, sipas tyre, shtrembëron të vërtetën. Ata shprehën indinjatë ndaj futbollistit përmes një letre publike, e cila u shoqërua nga një e ngjashme nga ana e 23-vjeçarit pak orë më pas. Në të Ikardi përpiqej të qartësonte situatën dhe të rikthente qetësinë para ndeshjes me Kaljarin.

k4

Megjithatë paqja jo vetëm që nuk u arrit, por sot në “San Siro” kapiteni internist u prit me fishkëllima dhe banderola fyese nga tribuna e ultrasve.

“Ikardi, bastardi je ti që shpik gomarllëqe për të shitur më shumë. Mercenar i babëzitur”; “Përdor një fëmijë për t’u justifikuar dhe hedhur baltë. Nuk je burrë, nuk je kapiten, je thjesht një frikacak i fëlliqur”; 100 gola dhe 100 trofe nuk mund ta fshijnë m… që je” ishin disa nga banderolat kundër sulmuesit, ndërkohë që pjesa tjetër e tifozëve u rreshtuan përkrah Ikardit duke e duartrokitur.

k5

Kjo situatë ndikoi për keq te lojtari, i cili gjuajti jashtë nga pika e penalltisë në minutën e 26-të të ndeshjes së humbur 2-1, duke shpërdoruar mundësinë për ta kaluar ekipin e tij në avantazh e për t’i dhënë takimit një tjetër rrjedhë.

k6

Pas ndeshjes, në drejtim të kapitenit erdhën kritika të ashpra edhe nga zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, dhe drejtori teknik Piero Auzilio. “Do të merren masa. Për ne tifozët janë gjëja më e rëndësishme dhe duhen respektuar. A do t’ia heqim shiritin? Pas ndeshjes do të diskutojmë e do të vendosim çfarë do të bëjmë”, deklaroi Zaneti.

k7

Kurse Auzilio bëri këto komente: “Mendimi i Havierit përfaqëson atë të të gjithë shoqërisë. E kemi shtyrë vendimin për të hënën, pasi duhej të mendonim për këtë ndeshje shumë të rëndësishme që kishim sot. Do të flasim me Ikardin dhe do të kemi tërë kohën e nevojshme për të vendosur. Pjesa tjetër e tifozëve nuk e fishkëllyen? Sot ishte një klimë shumë e çuditshme, por në pjesën e parë pashë një Inter të mirë. Duhej të konkretizonim mundësitë që krijuam”.

k8

E sikur të mos mjaftonin këto, Mauro ishte pre e një grupi prej rreth 40 ultrasish të cilët e sulmuan automjetin e lojtarit teksa i afrohej banesës së tij pas ndeshjes me Kaljarin. Ata kishin vendosur përballë shtëpisë së lojtarit një banderolë ku shkruhej me ironi: “Neve këtu na ke, kur vijnë ata miqtë e tu argjentinas?”. U desh ndërhyrja e rojave për të larguar agresorët.

k9

k10

Ju sugjerojmë

Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës
Bota

Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës

17 Korrik, 2025 9:10 am
Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias
Bota

Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias

17 Korrik, 2025 8:58 am
Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 8:49 am
Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për…
Bota

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për…

17 Korrik, 2025 8:33 am
Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet
Aktualitet

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

17 Korrik, 2025 8:27 am
Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar
Aktualitet

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

17 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Para
Video/ Serbi u arrestua në Mal të Zi për terrorizëm, i njohur edhe në Kosovë

Video/ Serbi u arrestua në Mal të Zi për terrorizëm, i njohur edhe në Kosovë

Video/ Makina e shoferit kamikaz pak minuta para se të përplasej në Sukth

Video/ Makina e shoferit kamikaz pak minuta para se të përplasej në Sukth

Chievo-Milan 1-3/ Milan fitore me aromë Champions League

Chievo-Milan 1-3/ Milan fitore me aromë Champions League

TE FUNDIT

Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës

Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës
17 Korrik, 2025

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten, 17 korrik, se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe të...

Lexo më shumë

Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias

Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias
17 Korrik, 2025

Më shumë se 95 përqind e mediave turke konsiderohen tashmë të afërta me qeverinë. Tani agjencia rregullatore ka vendosur një...

Lexo më shumë

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për…

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për…
17 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com