Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditari i Mussolinit: Cila ushtri do të rezistonte në një luftë si kjo e jona?

2016/01/14 at 1:12 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ditari i Mussolinit: Cila ushtri do të rezistonte në një luftë si kjo e jona?

E përditshmja italiane “Il Giornale”, boton një fragment nga kujtimet e ish-udhëheqësit fashist Benito Musolini mbi Luftën e Parë Botërore, të botuar fillimisht në gazetën “Alto Isonzo-Carnia- Carso” (1915-1917), dhe së fundmi në vendin fqinj. Ky libër nuk është botuar që nga viti 1923.


Botimet ‘Leg’ përdorin tekstin origjinal që u shkrua gjatë luftës në faqet e gazetës “Populli i Italisë”, dhe që shoqërohet nga një koleksion i gjerë fotografish dhe shënimesh, çka mundëson kontekstualizimin e plotë të artikujve. Në pasazhin që kemi zgjedhur, Musolini reflekton mbi karakteristikat e shokëve të tij ushtarë, dhe ushtarëve italianë në përgjithësi.

E martë, 2 nëntor 1915
Korridoni ra në fushën e betejës. Nderim, nderim për të! Po shkruaj disa rreshta për “Popullin” kushtuar kujtesës së tij. Ia thashë këtë shokut tim në ushtri, gazisti milanez Pekio. Në fillim ai qe dyshues. Kur i tregova faqen e parë të “Popullit”, ai e besoi dhe qau. Bie borë me furi.

Të gjitha malet tashmë janë veshur në të bardha:urdhri për të marrë çantat dhe qenë gati për t’u nisur. Kompania jonë duhet të zëvendësojë njësinë 9, e cila ndodhet prej 5 ditësh në pozicionet e avancuara. Pas dy muajsh kam filluar t’i njoh shokët e mi ushtarë, dhe mundem të bëj një gjykim rreth tyre. Në fakt është e tepruar të thuhet se i njoh. Dijet e mia kufizohen vetëm tek toga time dhe disa të tjerë në kompaninë time.

Llogorja në lartësinë e malit e detyron çdo ushtar të jetojë vetëm ose me ndonjë mik, në gropën e vet. Unë përpiqem të ngacmoj ndërgjegjen e këtyre njerëzve, mes të cilëve, për shkak të luftës, unë duhej të jetoj dhe kush e di … edhe të vdes. Morali i tyre. A e duan luftën, këta njerëz? Jo. E urrejnë? Aspak. E pranojnë si një detyrë që nuk duhet vënë në diskutim.
Grupi i abrucezëve që ka për komandant mikun tim Petrela, këndon shpesh një këngë që ndër të tjera thotë:Dhe lufta duhet bërë, pasi Mbreti nuk do justifikime.

Nuk mungojnë edhe ata që janë më të zgjuar dhe të kultivuar. Janë ata që kanë qenë jashtë vendit në Evropë dhe Amerikë. Kanë lexuar para luftës ndonjë gazetë. Në luftë janë anti-gjermanë dhe belgofilë.

Kur ushtari ankohet, nuk është për shkak të luftës, por për disa shqetësime apo mangësi për të cilat ai beson se janë toleruar nga udhëheqësit. Unë s’kam dëgjuar kurrë të flitet për neutralitet apo ndërhyrje. Unë besoj se shumë snajperistë, të ardhur nga fshatrat e largët, e injorojnë ekzistencën e këtyre fjalëve.

Trazirat e majit nuk kanë mbërritur aq larg. Në një moment mbërrin një urdhër, një poster ishte nderur në mure:lufta! Dhe fermeri i fushave të Venetos dhe ai i maleve të Abrucos iu bindën pa asnjë diskutim. Në ditët e para të luftës, snajperistët kaluan kufirin, me këngët ndër buzë dhe hare në krye të batalioneve.

Pas dy muajsh pushimi në Serpenica, erdhi më në fund urdhri për të rifilluar avancimin, snajperistët rifituan rritmin e lëvizjes, pavarësisht një stuhie bombardimesh me top në luginën e Plecos, dhe ndërtuan llogore 400 metra përtej qytetit, që austriakët më pas e shkatërruan thuajse plotësisht, përmes granatave zjarrvënëse.

Kur snajperistët rrëfejnë episodet nga ai aksion, vibron ende në fjalët e tyre kënaqësia dhe entuziazmi i atij pushtimi. Jeta në llogore është monotone, dhe prishet vetëm nga shpërndarja e buletinit që rregjistron vdekjet dhe plagosjet e përditshme, gjë që i ndrydh ushtarët. Unë s’mund të flas dot me ta.

T’i mbledhësh burrat, në vijën e frontit, për t’u mbajtur atyre një fjalim, do të thotë t’i ekspozosh ndaj në një masakrimi të sigurtë e të menjëhershëm nga artileria armike. Është armiku, prania e armikut që spiunon dhe qëllon nga 50, 100 metra, që e mban lart moralin e ushtarëve:jo gazetat që askush nuk i lexon; as fjalimet që askush nuk i mban … A janë besimtarë këta njerëz? Nuk mendoj se janë shumë.

Blasfemojnë shpesh dhe me dëshirë. Mbajnë të gjithë në duar medaljonin e ndonjë shenjtori apo Shën Marisë, por në fakt shumica janë të ngjashme me një hamajli. Është një lloj maskote e shenjtë. E kush nuk e paguan haraçin e supersticioneve të tij në llogore? Të gjithë:oficerë dhe ushtarë. E pranoj:edhe unë mbaj në gishtin e vogël, një unazë të bërë nga gozhda e një patkoi … Në pjesën më të madhe, këta ushtarë janë jashtëzakonisht të fortë, si fizikisht ashtu edhe moralisht. Nëse plakushi Enotrio Romano do të qe sot gjallë, para këtyre njerëzve të mrekullueshëm, këmbëngulës në rezistencën dhe vetë-sakrificën e tyre, nuk do të thoshte më si dikur: Atdheu ynë është i turpshëm. Cila ushtria do të rezistonte në një luftë të vështirë si kjo e jona!? /Marrë nga bota.al/



Ju sugjerojmë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

7 Korrik, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
Kronikë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

7 Korrik, 2025 10:28 am
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

7 Korrik, 2025 10:26 am
Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

7 Korrik, 2025 10:23 am
Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
Aktualitet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

7 Korrik, 2025 10:21 am
Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje
Sport

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

7 Korrik, 2025 10:17 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025 10:02 am
Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Para
I ftohti rikthehet javën e ardhshme…

I ftohti rikthehet javën e ardhshme...

Nafta sot 30 usd/fuçi. Kush e mban peng çmimin në Shqipëri?

Nafta sot 30 usd/fuçi. Kush e mban peng çmimin në Shqipëri?

Tek Meta për reformën në drejtësi, del Rama hyn Vlahutin

Tek Meta për reformën në drejtësi, del Rama hyn Vlahutin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
7 Korrik, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë...

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
7 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim...

Lexo më shumë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
7 Korrik, 2025

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dogji tri sipërfaqe toke, rrezikoi jetën e banorëve dhe...

Lexo më shumë

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
7 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com