Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto në përkujtim të jetëve të humbura, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Rama shkruan se Shqipëria ka vend nderi në historinë e Luftës së Dytë Botërore për mbështetjen e dhënë ndaj hebrenjve.
“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan kreu i qeverisë.