Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, Ambasada e Arabisë Saudite bën bashkë personalitetet e jetës publike për shkëmbimin kulturor

2024/12/21 at 9:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, Ambasada e Arabisë Saudite bën bashkë personalitetet e jetës publike për shkëmbimin kulturor

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë priti në një event të posaçëm politikanë, intelektualë, pedagogë, studentë, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Ky aktivitet mirëpriti mbi 200 të ftuar nga fusha të ndryshme.

Një nga arritjet kryesore të eventit ishte firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Agjencisë prestigjioze botuese saudite “Kalimat” dhe Institutit Ndërkombëtar të Studimeve në Shqipëri, të drejtuar nga Albert Rakipi dhe Delal Nasrallah.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve, duke synuar promovimin e letërsisë dhe kulturës arabe në Shqipëri.

Eventi u pasurua gjithashtu me promovimin e librit të parë të romancierit të njohur saudit, Yusuf Almuhaimid, një krijim që pasqyron bukurinë e gjuhës dhe kulturës arabe.

Në fjalën e tij, autori falënderoi organizatorët dhe theksoi rëndësinë e ndërlidhjes kulturore përmes letërsisë.

Në aktivitet, përfaqësuesi i Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muteb Elharithi, mbajti një fjalim frymëzues.

Ai theksoi rëndësinë e gjuhës arabe si një urë komunikimi mes kulturave dhe nënvizoi përkushtimin e Mbretërisë për promovimin e dialogut ndërkulturor dhe shkëmbimeve kulturore.

Elharithi vlerësoi gjithashtu marrëveshjen me Agjencinë “Kalimat” si një hap historik drejt afrimit të dy vendeve dhe promovimit të trashëgimisë gjuhësore arabe në Shqipëri.

Duke marrë fjalën, Dr. Arben Ramkaj, drejtues i Institutit për Dialog Ndërkulturor dhe Ndërfetar, theksoi rëndësinë e librit si ura më e rëndësishme midis popujve.

Ai e quajti librin “gjuhën e vetme universale të kuptueshme nga të gjithë,” duke vlerësuar fuqinë e tij për të krijuar ndërlidhje mes kulturave dhe për të forcuar mirëkuptimin global.

Eventi u mbyll me një pritje ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për projekte të reja dhe të eksplorojnë mënyra të tjera për të forcuar marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ky aktivitet konsiderohet si një sukses i madh në promovimin e gjuhës arabe dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor./ ATA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani/ Shkon në 69 numri i të plagosurve, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani/ Shkon në 69 numri i të plagosurve, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Rama me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re

Rama me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re

Festat e fundvitit shton fluksin e lëvizjeve në kufi, nis ardhja e emigrantëve nga vendi fqinj

Festat e fundvitit shton fluksin e lëvizjeve në kufi, nis ardhja e emigrantëve nga vendi fqinj

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com