Presidenti, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët për festën e 14 Marsit, Ditën e Verës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit uron që kjo stinë me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar.
“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar!”-ka shkruar Bajram Begaj.