Ministri Koka, sot, në Ditën e Tokës ju bashkua nismës për pastrimin e Shqipërisë.
Me anë të një shënimi të shkurtër në Facebook, Koka shkruan se kjo ditë shërben për t’i kthyer Shqipërisë një faqe tjetër, një vend pa mbetje dhe një shans për të ardhmen e fëmijëve.
Ai thekson se Shqipëria turistike nuk mund të prezantohet me mbetje të hudhura kudo, në lumenj, plazhe dhe dete.