Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës/ Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare ‘Gonxhe Bojaxhi’: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë

2024/09/05 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës/ Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare ‘Gonxhe Bojaxhi’: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën për njerëzit në nevojë, në qendrën Komunitare që mban emrin “Gonxhe Bojaxhi”.

Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi të gjithë ata që zgjedhin të shërbejnë edhe në ditë pushimi.

“Ne u shërbejmë atyre që kanë nevojë, jo vetëm një vakt, por edhe dashuri, vëmendje, një krah për t’u mbështetur, një vesh për t’u dëgjuar. Dua të falenderoj të gjithë punonjëset tona sociale, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë psikologët, mjekët, ndihmësit në qendrat tona sociale dhe të gjithë njerëzit që shërbejnë. Sot festojmë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe nga dritarja shoh punonjësit që janë duke përgatitur rrugët, edhe pse ditë pushimi, sepse do fillojë shkolla.

Një falenderim të madh për të gjithë ata punëtorë që pastrojnë, mirëmbajnë, dezinfektojnë, plot mirënjohje sepse mbi të gjitha, Nënë Tereza ishte një mësuese, pra me veprat e saj mësonte dhe të tjerët si të silleshin, si të ndihmonin si të shërbenin”, tha Veliaj.

Një falenderim kryebashkiaku e pati edhe për mësuesit, edukatoret dhe psikologët që po përgatiten për të nisur vitin e ri shkollor, si dhe efektivët që qëndrojnë në krye të detyrës çdo ditë të vitit.

“Kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për të gjithë mësuesit që po përgatiten për të filluar vitin e ri shkollor, për edukatoret, psikologët, për mësuesit ndihmës, për asistentët, meritojnë të gjithë respektin dhe dashurinë tonë.

Teksa po vija këtu te rruga “5 Maji”, edhe pse ditë pushimi, duke qenë se është një rrugë që ka shumë trafik për shkak të tregut, pashë policinë në këmbë. Edhe ata kanë familje, edhe ata kanë një tavolinë ku mund të ishin, por kanë zgjedhur që t’i shërbejnë vendit.

Për të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, policë, ushtarakë, policë bashkie, policë shteti, policë të trafikut rrugor, që në këto ditë po bëjnë një punë fantastike, për të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës, shumë mirënjohje për shërbëtorët e shtetit shqiptar”, u shpreh kryebashkaku.

Veliaj shtoi se e ardhmja e qytetit duhet ndërtuar mbi mësimet e Nënë Terezës, duke larguar urrejtjen dhe duke inkurajuar të gjithë ata shërbejnë.

“Një qytet vlerëson shërbëtorët, nuk ka rëndësi nëse është zjarrfikësi, nëse është mjeku, nëse është mësuesi, apo psikologu, është një qytet që ka të ardhme. Ne duam të ndërtojmë mbi mësimet e Nënë Terezës të ardhmen e qytetit tonë, duke shërbyer si ajo, duke pasur një zemër të butë dhe të hapur si ajo, duke larguar urrejtjen, mllefin, cinizmin, shpotinë, batutat e pahijshme, banalitetin dhe duke inkurajuar të gjithë ata që shërbejnë, pavarësisht nëse janë në drejtim të qytetit apo të vendit apo të një pozicioni të rëndësishëm, apo nëse po shërbejnë një pjatë supë në qendrat tona. Kush shërben dhe është thirrur të shërbejë, e bën këtë me dashuri është vërtet një bir edhe një bijë e Nënë Terezës”, tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Everton prezanton Brojën, sulmuesi pozon me shqiponjën

Everton prezanton Brojën, sulmuesi pozon me shqiponjën

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në Mynih, policia vret të riun

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në Mynih, policia vret të riun

Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve

Trump dhe Harris ofrojnë të ardhme të ndryshme për Ukrainën

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com