Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e plakur e Rinisë

2016/12/08 at 5:39 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e plakur e Rinisë

Nga Arlind CARA


“Zemra e një kombi!”, “Energji e pashtershme!”, “Motori i një shoqërie!”, “E ardhmja jonë e ndritur!” këto janë një sërë togfjalëshësh rutinë që janë bërë aq të vjetër për të përkufizuar rininë. Sa herë i dëgjoj, sidomos nga gojët e politikanëve këto shprehje, mua si të ri, me mplakin. A përcjellin vërtetësi këto përcaktime në realitetin shqiptar ? Duke parë rrethanat jo favorizuese për grupin më gjigant të interesit në vendin tonë, përgjigjja është e thjeshtë: Jo ! Më poshtë do rreshtoj disa pyetje që mbase jo të gjithë të  rinjtë shqiptarë u japin dot përgjigje, por pasojat e të cilave i vuajnë çdo ditë nga papërgjegjshmëria e politikave afatshkurtëra, të çoroditura dhe kuturu që vijojnë prej 25-vitesh si nga qeverisjet e “djathta” edhe nga ato te “majta”!

A e dinë të rinjtë shqiptarë që ata janë të vetmit në Europë që nuk kanë një kartë studenti ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që janë të vetmit në Europë që nuk kanë asnjë perfitim nga lehtësirat ekonomike që kanë në lidhje me aksesin në transport publik, në kinema, në muze, apo në mjedise të tjera kulturore siç kane bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera në kontinent ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që aktualisht në shumë universitete prestigjoze në Europë ekzistojnë mijëra programe studimi që janë shumë më të lira se sa programet e studimit në Shqipëri ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë se aktualisht tarifat e studimit që paguajnë ata janë ndër më të shtrejntat në Europë, për te mos thënë më të shtrejntat, parë kjo në përpjestim me të ardhurat e tyre dhe me nivelin e jetesës që ka aktualisht Shqipëria ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që Universitetet shqiptare kanë numrin më të ulët në të gjithë kontinentin përsa i përket marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve të studentëve me Universitetet Europiane?

Madje a e dinë të rinjtë shqiptarë se ka shtete të botës së tretë si në Azi ose në Afrikë apo vende që janë në konflikt ose luftra civile, që kanë më shumë programe bashkëpunimi dhe shkëmbejnë studentë më shumë me Universitete Europiane se sa Shqipëria, që është gjeografikisht në Europë ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që Shqipëria ka numrin më të ulët të bibliotekave funksionale për banor në të gjithë Europën ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që aktualisht Këshillat Studentorë në vendit tonë janë organizmat rinore universitare më jo funksionale në të gjithë Europën ? A e dinë që me ligjin e fundit të arsimit të lartë këto Këshilla janë shndërruar në manekinë në duart e agjensive shtetërore dhe e kanë humbur çdo parametër te lirise akademike ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që aktualisht Shqipëria ka nivelin më të ulët të hapësirave publike të kualifikuara rekreative dhe sportive në të gjithë kontinentin Europian ?

A e dinë të rinjtë që aktualisht rinia shqiptare duhet të shpenzojë para me shumë se kush do tjetër në të gjithë kontinentin e vjetër për të udhëtuar nga një vend në tjetrin ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë që me qindra e mijëra bashkëmoshatarë që jetojnë  në errësirë (pa energji elektrike) si në asnjë vend normal të Europës për shkak të politikave absurde për te mos mbështetur personat me probleme të theksuara ekonomike ?

A e dinë të rinjtë shqiptarë se aktualisht ajo vijon të mbetet rinia me e kufizuar kulturalisht, ekonomikisht dhe polikisht në të gjithë Europën ?

 

 



Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Para
Nesër Samsung Galaxy S7 Edge, prezanton variantin Pearl Black

Nesër Samsung Galaxy S7 Edge, prezanton variantin Pearl Black

Video/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Video/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

STUDIMI/ Femrat e duan seksin po aq shumë sa meshkujt!

STUDIMI/ Femrat e duan seksin po aq shumë sa meshkujt!
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com