Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar festën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shprehet se duhet ta çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës.
“GËZUAR DITËN E FLAMURIT
112 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, që na bashkon, afron dhe frymëzon, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka”, shkruan Spiropali.