Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.
Begaj në këtë mesazh theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.
Në këtë mesazh, ai theskoi se integrimi i vendit tonë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm.
“Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, u shpreh Bajram Begaj.