Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në kampionatin Europian të xhudos.
Kampionati Europian i xhudos është zhvilluar këtë vit në qytetin e Zagrebit në Kroaci.
28-vjeçarja garoi me peshën deri në 52 kilogramë, ku mposhti në finale xhudisten italiane Odette Giuffrida.
Me këtë triumf, Krasniqi shfaq formën e saj të jashtëzakonshme para Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahet gjatë kësaj vere në Paris, aty ku pretendohet medalja e artë nga Kosova.