Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

2025/06/15 at 10:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

Mbahet nga sot deri më datë 17 qershor samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada.

Fillimisht, ishte e planifikuar që diskutimet e këtij samiti të kryesoheshin nga lufta në Ukrainë, e se si Rusia duhet të “ndëshkohet” përmes disa masave shtrënguese. Mësohet se shpejt axhenda ndryshoi, pasi diskutimet do kryesohen rreth temës Izrael-Iran.

Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do të detyrojë G7 të shpenzojë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit aktual, siç raporton BBC.

Mbetet interesante për t’u parë përfundimi, pasi liderët pjesëmarrës në samit kanë qëndrime të ndryshme. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, apo dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë bërë thirrje për përmbajtje të shteteve dhe ulje të tensioneve. Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e ka dënuar sulmin izraelit, duke e cilësuar të patolerueshëm. Por, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka “përkrahur” veprimin e bërë prej Izraelit ndaj Iranit, teksa tanimë kërkon marrëveshje midis dy shteteve.

Diskutimet për luftën në Ukrainë

Pavarësisht ngjarjeve të reja në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë sërish do të ketë një fokus të veçantë.

Më herët, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, është shprehur se samiti i G7-ës, do të jetë një mundësi, ashtu sikurse një hap thelbësor, për të koordinuar presionin ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me fuqinë e këtij të fundit ndaj Ukrainës.

Një ndër hapat që mendohet të merret është kufiri i çmimit të naftës. Sipas Costa, një gjë e tillë është e rëndësishme jo vetëm për të ushtruar presionin e nevojshëm mbi Moskën, por dhe për konkurrencën globale.

“Nëse Vladimir Putin vazhdon të mos na dëgjojë, nëse vazhdon të mos veprojë në përputhje me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sigurisht do të na duhet të miratojmë paketën e 18 të sanksioneve. Por, i uroj suksese përpjekjeve të Trump”, tha Costa.

Samiti i G7-ës

Samiti i radhës i G7-ës do të mbahet nga data 15, deri më 17 qershor 2025, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Kjo e fundit ka mbajtur dhe 6 herë të tjera samitin e rëndësishëm, përkatësisht në vitet 1981, 1988, 1995, 2002, 2010 dhe 2018.

G7 përbëhet nga SHBA-të, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe. Të ranishme do të jenë edhe Ukraina, Meksika, Australia, Brazili, Afrika e Jugut dhe Korea e Jugut.

Temat kryesore për të cilat do diskutohen:

-Paqja dhe siguria globale

-Tregtia globale dhe tarifat

-Siguria e lëndëve kritike

-Sanksionet ndaj Rusisë

Pritet të ketë takime të shumta bilaterale mes udhëheqësve të shteteve të pranishme në samit.

Ju sugjerojmë

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
Bota

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

14 Tetor, 2025 2:45 pm
Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

14 Tetor, 2025 1:32 pm
Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
Aktualitet

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

14 Tetor, 2025 1:27 pm
Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
Bota

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

14 Tetor, 2025 12:58 pm
Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
Kronikë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

14 Tetor, 2025 12:51 pm
Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?
Bota

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

14 Tetor, 2025 11:57 am
Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
Para
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

TE FUNDIT

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
14 Tetor, 2025

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se...

Lexo më shumë

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
14 Tetor, 2025

Pamjet e publikuara të hënën mbrëma ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.  Luftëtarët e Hamasit në Qytetin e Gazës kanë...

Lexo më shumë

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
14 Tetor, 2025

Prokurori Olsjan Çela ka shprehur në komision opinionin e tij lidhur me Kodin Penal. Çela tha se është e pamundur...

Lexo më shumë

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
14 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, teksa po raporton në Komisionet Parlamentare, u pyet edhe për draftin e Kodit të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com