Më shumë se 60 minuta, zonat Vasil Shanto, stadiumi Dinamo, lulishte “1 Maji” dhe Selitë janë pa energji elektrike, si pasojë e një defekti.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, OSHEE thekson se këto zona preken nga fidri i nënstacionit Selitë, Nr. 322, i cili ka pësuar një defekt.
Ndërkaq, saktësohet, se avaria është ndikuar edhe në kushtet kur nënstacioni Qendër është jashtë pune për arsye të zhvëndosjes, proces ky që pritet të mbyllet këtë javë.
Më tej, OSHEE ka bërë me dije, se po punohet për riparimin e defektit brenda një kohe sa më të shkurtër.