Përdorini këto truke kur duhet të vishni rroba të shkurtra, mirëpo sa më parë filloni ushtrimet dhe ushqimin e drejtë, në mënyrë që të arrini zgjidhje afatgjatë:
Llaku i flokëve
Blini llak për flokë me shkallë të lartë të forcimit dhe spërkatni nëpër kofshë, përkatësisht në pjesët e përfshira nga celuliti. Pasi keni vendosur llak, qëndroni vertikalisht dhe mos lëvizni derisa ai të thahet. Do të ndieni se si lëkura juaj do tw tendoset.
Dushi i ftohtë
Mbase e keni ditur, mirëpo uji i ftohtë e tendos lëkurën! Bëni dush me ujë sa më të ftohtë që mund ta duroni, mirëpo së paku 5 minuta bëni dush rajoneve të trupit të cilat janë përfshirë nga celuliti me ujë sa më të ftohtë.
Efekti do t’ju lërë pa fjalë!