Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa këshilla të vlefshme për prindërit e rinj

2016/12/10 at 3:05 PM
në -Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Disa këshilla të vlefshme për prindërit e rinj

Të kujdesesh për një fëmijë të porsalindur është kënaqësi dhe lodhje më vete. Ata që kanë përgatitjen e duhur, mund ta përjetojnë si një përvojë të bukur, të tjerëve do t’ju duhet kohë të kryejnë detyrimet dhe të përjetojnë lumturinë nga çdo çast i lindjes së fëmijëve të tyre.


Të jesh prind në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë, pasi prindërit e rinj marrin këshilla të gatshme nga ekspertët më të mirë. Ja dhjetë gjërat që duhet të mbani parasysh nëse jeni bërë prind për herë të parë.

  1. Mos e teproni me teknologjinë. Ethet e fjalës më të fundit të teknologjisë na kanë mbuluar të gjithëve. Është një gjë e moderuar të kesh sa më shumë pajisje teknologjike, që të thjeshtësojnë jetën në shtëpi. Por mendoni sesi do të reagonte ndaj tyre një krijesë e vogël, që sapo ka ardhur në këtë jetë. Përpiquni që të përdorni sa më pak teknologji, në mënyrë që fëmija juaj të mos trembet. Nëse ai trembet në vegjëli, do ta ketë shumë të vështirë ta kalojë atë frikë në të ardhmen.
  2. Llastiku është miku më i mirë i fëmijës suaj. Visheni fëmijën sa më lehtë dhe më rehatshëm, në mënyrë që ai të ndihet mirë. Shumë bebeve nuk u pëlqejnë kopsat dhe zinxhirët, pasi ato marrin shumë kohë për t’u zbërthyer dhe mund ta nervozojnë kur ai dëshiron të shkojë në tualet. Përpiquni t’i blini veshje me bel prej llastiku jo të fortë, derisa bebi juaj të fillojë të ndihet rehat me zinxhirët dhe kopsat.
  3. Jashtëqitja, tek fëmijë të ndryshëm, zgjat në kohë të ndryshme. Disa fëmijë kanë një mekanizëm trupor që u mundëson jashtëqitje më të shpejtë dhe më të lehtë. Ka të tjerë, të cilëve u duhen orë për të kryer të njëjtin proces. Jini të duruar dhe jepini vogëlushit tuaj të gjithë kohën e duhur.
  4. Shpenzoni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj. Një i porsalindur edhe pse nuk e shpreh dot me fjalë, ka shumë nevojë për kujdesin e prindërve dhe për vëmendjen e tyre. Përqendrohuni te gjërat që e bëjnë bebin tuaj të lumtur. Lëreni për momentin punën pas dore dhe shmangini detyrat e shumta, që mund t’ju hanë kohën e qëndrimit me fëmijën.
    5.Do t’ju duhet të ndërroni shumë çarçafë. Disa fëmijë marrin më shumë kohë për të përmirësuar teknikat e të qëndruarit të thatë gjatë natës. Nëse fëmija juaj zgjohet i lagur, mos u mërzisni me të, është një gjë shumë normale. Arsyeja përse ai zgjohet i lagur, mund të jetë fakti se ka qenë në gjumë shumë të thellë. Mbani çarçafë rezervë për fëmijën tuaj dhe jini të qetë, ai po i kalon siç duhet fazat e zhvillimit të tij.
    6.Miqtë e rinj. Ju mund të keni shumë miq të mirë, por ata mund të përfundojnë duke qenë thjesht një grup periferik miqsh tani. Kuptojeni se pas lindjes së fëmijës, nuk jeni më ju ai që zgjedh miqtë, por fëmija juaj. Mos t’ju duket e çuditshme, që teksa qëndroni në një park me fëmijë tuaj, do të miqësoheni me të tjerë prindër, vetëm prej faktit se fëmija juaj po luan me të tyrin. Nëse kjo miqësi forcohet më shumë, do t’ju duhet të bëheni miq më të mirë me prindërit.
  5. Dhoma juaj e ndjenjës do të katranoset. Me kalimin e kohës bebi juaj do të rritet, me siguri që deri në atë moment ju prisnit me padurim çastin kur fëmija juaj të fillojë të kërcejë, të rrotullohet apo të ecë. Kur kjo të ndodhë, thojini lamtumirë momenteve të paqes. Sapo fëmija juaj të jetë në gjendje të lëvizë lirisht, dita juaj do të kthehet në një makth. Dhoma juaj e ndenjes do të bëhet një rrëmujë totale, kudo do të shihni lodrat e tij dhe ushqimin që mund ta ketë lënë në çdo vend. Do t’ju boshatisen dollapët e rrobat do t’ju hidhen në dysheme, do të zbrazen sirtarët dhe papritur do të kujtoni se shtëpinë tuaj e kanë grabitur, por jo… Hajduti i vogël po ju luan në shtëpi.
  6. Nervozizmi. Mbani mend se fëmijët janë më të rrezikshëm se adoleshentët kur zemërohen. Çdo prind ndan me të tjerët, historitë e fëmijës së tyre të mërzitur. Doktorët ju këshillojnë që të përpiqeni ta mbani nën kontroll këtë mërzi dhe të përcaktoni kufijtë e saj me dashuri dhe disiplinë.
  7. Lodhja. Kur fillon kujdesi për fëmijën e sapolindur, do t’ju duhet të merrni shumë përgjegjësi përsipër dhe aq më tepër nëse është fëmija i parë, do të lodheni edhe më shumë. Koha që do të kaloni duke u kujdesur për fëmijën do të jetë shumë e gjatë. Kur të vijë mbrëmja, do të mendoni sesa shpejt ju ka ikur dita dhe sa pak detyra keni bërë. Gjithashtu, nënat e reja lidhen aq shumë me fëmijën e tyre pas lindjes, saqë nuk mund të shkojnë në asnjë vend pa e marrë atë me vete.
  8. Ëmbëlsia. Kur keni pranë fëmijën tuaj, gjithçka do t’ju duket e ëmbël dhe e bukur, pavarësisht lodhjes. Mbani parasysh se nëse e kaloni të gjithë ditën duke i bërtitur fëmijës suaj, nuk do të mund t’i vëreni momentet e lumtura. Çdo prind kalon çaste të bukura me fëmijën e tij dhe pjesa më e madhe e prindërve e kanë pothuajse të pamundur t’i harrojë ato edhe pas shumë vitesh. Dita juaj do të bëhet edhe më e bukur, kur pas një lodhjeje të madhe, fëmija do t’ju afrohet dhe do t’ju japë një puthje të papritur. Shijojeni sa më shumë çdo çast që kaloni me bebin tuaj në vegjëli, pasi edhe rritja do të ketë problemet e saj.


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit
Life Style

VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit

5 Maj, 2025 9:39 pm
Para
Lady Gaga dhuron veshje për të rinjtë LGBT të pastrehë në Shqipëri

Lady Gaga dhuron veshje për të rinjtë LGBT të pastrehë në Shqipëri

Call Center/ Zv/ministrja italiane jep lajmin e keq për 25 mijë të rinj shqiptarë ….

Call Center/ Zv/ministrja italiane jep lajmin e keq për 25 mijë të rinj shqiptarë ....

Vdekja e 16 vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas ….

Vdekja e 16 vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas ....
















TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, ka përfunduar në të gjithë vendin, teksa tashmë vijon...

Lexo më shumë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com