Gjumi ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme, ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories.
– Uthull molle: Uthulla “gjallëron” trupin dhe e acidifikon, ndërsa uthulla e mollës, e pasur në kalium dhe magnez, pastron dhe freskon trupin. Një ilaç kundër pagjumësisë: para se të flini, merrni një lugë çaji uthull molle.
– Mjalti: Sheqeri i bardhë “djeg”, me një herë të gëlltitur, rezervat e vitaminave dhe mineraleve që janë, ndër të tjera, për të shmangur të nxehtit. Më mirë mjaltë, i cili gjithashtu ndihmon për të fjetur.
– Produkte me krunde: Drithëra të rafinuar dhe prodhimet e qumështit nuk ju ngopin, rritin ndjenjën e nervozizmit dhe ankthit, që shpesh shoqërohet me pagjumësi. Ndërsa krundet, duke mbajtur konstante nivelin e glicerinës, ngopin, rifreskojnë trupin dhe heqin helmet.
– Bimë aromatike: Kripa e tepërt favorizon ruajtjen fluide. Kripa është e dëmshme jo vetëm për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni arterial por edhe ata që kanë një tension normal. Sasia mesatare e kripës që duhet të marrin në ditë meshkujt është 10.4 gramë, ndërkohë që fermat mund të marrin 7.3 gramë në ditë. Pra është më mirë që të zëvendësohet me bimë aromatike, diuretike dhe të freskëta, duke i dhënë shije dhe aromë gatimit.