Policia ka publikuar pamjet nga përplasja e policisë me anëtarët e organizatë MEK në kampin e Manzës. Në pamje shihen persona të cilët marrin komjuterat e tyre dhe i djegin, në mënyrë që të mos sekuestrohen nga policia.
Ndërsa disa persona të tjerë shfaqen me disa shkresa në duar duke i djegur ato.
Po ashtu, anëtarët e organizatës janë përplasur me forcat e policisë për të ndaluar kontrollin e tyre me urdhër të SPAK.
Më herët, ministria e Brendshme hodhi poshtë pretendimet e anëtarëve të MEK, se ka pasur një person të vdekur, si pasojë e veprimeve të policisë.