Disa deputetë të opozitës janë lejuar që të futen në sallën e Kuvendit, ndërsa disa të tjerë qëndrojnë ende jashtë.
Deputetja Albana Vokshi është përballur me punonjësit e Gardës, ku iu kërkon urdhrin që pengon hyrjen e saj në Kuvend.
Ajo tha se nuk do të lejojë që të kontrollohet.
“Cilin urdhër po zbaton ti që nuk më lë që të hyjë. Atë urdhër dua unë. Të di se pse më ndalove deri në orën 10? Mbi cilin urdhër? Kush je ti që të më kontrollosh?! Kush?”, tha Vokshi.