Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomatja e SHBA:Një Ministri të Brendshme,që funksionon jashtë politikës

2018/11/12 at 2:10 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Diplomatja e SHBA:Një Ministri të Brendshme,që funksionon jashtë politikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin në nevojën e një Ministrie të Brendshme plotësisht funksionale, e cila duhet të funksionojë jashtë politikës.


E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” shprehet se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.

Sipas zyrtares së lartë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, kërkohet që të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve shprehet e inkurajuar nga suksesi i autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në aksionet e javëve të fundit. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet që kemi për të luftuar korrupsionin, përfshi mohimin e vizave për zyrtarë të korruptuar”, shprehet në intervistën e saj zonja Leyla Moses-Ones.

Ditët e fundit, ambasada nxori një deklaratë ku bëhej thirrje për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale. Çfarë nënkuptoni me plotësisht funksionale?

Deklarata jonë ishte mjaft e qartë në lidhje me faktin që jemi të inkurajuar nga përparimi që kemi parë këtu në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe që ka më shumë punë për të bërë. Kemi nevojë për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale, e cila funksionon jashtë politikës për të vazhduar ecjen përpara.

Presim që partnerët tanë shqiptarë të ligjzbatimit të vazhdojnë të bëjnë përparim për të mposhtur krimin e organizuar – duke arrestuar, ndjekur penalisht dhe futur bosët e krimit të organizuar në burg – dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Siç e thamë, Qeveria e SHBA-ve qëndron e gatshme për të vazhduar e ofruar ndihmë kudo që të jetë e mundur për t’i mbështetur këto përpjekje.

A mendoni se Shqipëria është në rrugën e duhur për të luftuar krimin e organizuar?

Operacionet policore madhore të kohëve të fundit kudo në Shqipëri, që kanë çuar në arrestimin e individëve të përfshirë në krimin e organizuar, janë një hap i parë i rëndësishëm. Por, shpresojmë që ky aksion nuk do të ndalet këtu. Për të luftuar vërtet krimin e organizuar, është e rëndësishme që populli shqiptar t’i shohë këta individë të ndjekur penalisht, të dënuar dhe në fund prapa hekurave.

Është po ashtu e rëndësishme që këto aksione të Policisë të mos kufizohen te kriminelët e nivelit të ulët dhe të mesëm. Autoritetet duhet t’iu kundërvihen përfituesve të vërtetë të veprimtarisë së krimit të organizuar, pavarësisht nëse këta janë kriminelë apo zyrtarë. Kjo do të thotë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.

Gjatë muajve të fundit, ju dhe zv. ambasadori keni folur publikisht lidhur me nevojën për t’iu kundërvënë politikanëve të korruptuar. A ka pasur një ndryshim në politikën e SHBA që kur keni marrë ju drejtimin?

Nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikën e SHBA-ve në Shqipëri lidhur me sundimin e ligjit. Kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim gjithmonë ata që synojnë të krijojnë një Shqipëri që është e drejtë dhe e lirë për të gjithë shqiptarët. Muajin e kaluar keni dëgjuar një mesazh pozitiv nga ne ndaj avokatëve, gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm të Shqipërisë që do të jenë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithmonë kemi thënë se Shtetet e Bashkuara do të jenë në krah të atyre që synojnë drejtësi të vërtetë, ndershmëri dhe korrektësi. Përkushtimi ynë ndaj tyre, si dhe ndaj të gjithë shqiptarëve, për të mbrojtur sundimin e ligjit është i palëkundur. Do të na shihni ta bëjmë këtë publikisht, duke vëzhguar nga shumë afër gjyqin e Shullazit, si dhe privatisht, në bashkëpunimin me operacionet e zbatimit të ligjit.

Po lidhur me zyrtarët e korruptuar?

Nuk ka dyshim që një synim qendror i Reformës në Drejtësi ka qenë lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që të gjithë shqiptarët më në fund të mund të kërkojnë dhe presin drejtësi të vërtetë nga gjykatat e tyre si dhe llogaridhënie nga zyrtarët e tyre të zgjedhur. Vetingu po bën përparim – gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar janë pa punë dhe më shumë do të bëhet në luftën kundër korrupsionit sapo të formohen SPAK-u dhe BKH-ja.

Përveç mbështetjes së këtyre proceseve dhe institucioneve, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet që kemi për të luftuar korrupsionin, përfshi mohimin e vizave për zyrtarë të korruptuar. Individët që po përdorin postet e tyre për përfitime personale mund të pyesin veten, “Kush e ka radhën?”

Përmendët mohimin e vizave. Sekretari i Shtetit ua ka ndaluar përgjithmonë ishPP Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi, si dhe familjeve të tyre për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. A do ta bëjë këtë Sekretari i Shtetit edhe me zyrtarë të tjerë shqiptarë të korruptuar?

Vendimi për të ndaluar një zyrtar aktual apo ish-zyrtar për të hyrë në SHBA bëhet në Uashington nga Sekretari i Shtetit. Duke pasur parasysh angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, të gjithë zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë që kanë përdorur postet e tyre për pasurim personal dhe janë të njollosur nga korrupsioni, mund të jenë duke pyetur veten “Kush e ka radhën?”.

Kur do ta shohim ngritjen e SPAK-ut dhe BKH-së? Çfarë duhet të ndodhë dhe çfarë po bëni ju për këtë synim?

Kemi vërejtur në mënyrë konsekuente se Reforma në Drejtësi ka dy faza. E para, duhet të ndodhë vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve. Më pas, mund të krijohen SPAK-u dhe BKH-ja. Vetingu gjyqësor është në proces, funksionon dhe teksa vetingu pastron gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë, po bëjmë përparim drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe BKH. Jemi të kënaqur që i vetmi hap që mbetet përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojë punën e tij, është vetingu i pak kandidatëve nga Prokuroria.

Sapo të ketë përfunduar ky veting, ky institucion i rëndësishëm do të jetë i aftë të formojë SPAKun dhe BKH-në. Për sa i përket përkushtimit tonë, sapo BKH-ja dhe SPAKu të jenë formuar, ne, qeveria e SHBA-ve, do të ndihmojmë me këshillim, trajnim dhe pajisje për BKH-në nëpërmjet Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së. Kemi edhe prokurorë federalë këtu që do të këshillojnë dhe ofrojnë ndihmë për krijimin e SPAK-ut. Me t’u ngritur dhe me të filluar punë këto institucione, presim që aftësia e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë të rriten në mënyrë domethënëse. / Panorama

 

 

 

Etiketa: diplomatjaLeyla Moses-Onesministria e brendshmeshba


Ju sugjerojmë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion
Kryesore

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

2 Dhjetor, 2025 4:43 pm
Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë
Kryesore

Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë

2 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

2 Dhjetor, 2025 3:18 pm
Para
Endrit Brahimllari i LSI replikon me Pjerin Ndreun: Të morëm gruan në punë, kur PS të mbylli derën

LSI i drejton disa pyetje Ramës: A të kërcënon nga burgu Arben Ndoka?

Rezart Veleshnja: Po të paguhej mirë drejtori i Teatrit mbase nuk do pinte

Rezart Veleshnja: Po të paguhej mirë drejtori i Teatrit mbase nuk do pinte

Lirimi i Tahirit/ Trondit Manjani: Qeveria ka prishur provat

"Rama e pranoi shkeljen e Kushtetutës, emëroi një ushtarak si zv/ministër"
















TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com