TIRANË- ish ambasadori gjerman në Shqipëri në vitet 1987 1990, Verner Daun deklaron se duhet të hapen dosjet e komunizmit. Ai ka folur konkretisht në në konferencën “Shqiperia – Europa 25 vite” e zhvilluar ditën e djeshme. “Duhet të hapet dosja e hetuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çoku, i cili mori medalje para pak ditësh”, tha Daun.
“Hapni dosjen e Shyqyri Çokut dhe nëse është përgjegjës të dënohet dhe t’i hiqet medalja. Hetuesi i At Zef Pllumit të dënohet për vrasje të shumëfishtë nëse del fajtor’, është shprehur ish ambasadori gjerman.