Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomati: Edi Rama, ky misionar i plehut

2016/10/21 at 9:28 AM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Diplomati: Edi Rama, ky misionar i plehut

SONY DSC

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, e ka cilësuar “misionar të plehut” kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin pati shumë kritika lidhur me vizitën që ai pati në Serbi.


Lauka gjatë një interviste në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, është shprehur se mendon që Rama ka gabuar me vizitën në Beograd dhe ka thënë se ai nuk mund t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

“Edi Rama, ‘misionari i plehut’ i cili e bëri pleh punën e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, nga Beogradi. Edi Rama gjatë vizitë së tij të parë në Kosovë, nuk e ka përmendur fare emrin e Ibrahim Rugovës, me çka dëshmoi se nuk e njeh mirë Kosovën”, tha Lauka.

Njeriu që dikur ka përfaqësuar zyrën diplomatike të Tiranës në Prishtinë, konsideron se tendenca për t’i pajtuar shqiptarët e serbët që u shpreh gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd ku Rama mori pjesë, ishte e gabuar sepse pa Kosovën, nuk mund të ketë pajtim me Serbinë.

“Para se të shkohej në Beograd, duhej menduar mirë. Forumi ku mori pjesë Rama, ishte forum sigurie dhe tema ishte pajtimi i shqiptarëve me serbët. Rama s’mund t’i prezantonte të gjithë shqiptarët në Serbi. Ai nuk e kishte një prokurë nga shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e as të Malit të Zi. Rama do duhej t’iu thoshte organizatorëve se nëse duan që t’i pajtojnë shqiptarët me serbët, do duhej ftuar në diskutim së pari Kosova. Në rast se nuk pajtohet Serbia me Kosovën, për çfarë pajtimi do të flisnim?”, ka thënë Lauka.

Sipas tij, debati “kosovar versus shqiptar” që shpërtheu pas vizitës së Ramës në Beograd, nuk ka vend në mes shoqërive të të dyja vendeve.

“Debati mbi çështjen Kosovë –Shqipëri është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Kemi shumë sfida dhe gjëra të tjera me të cilat duhet të merremi pa humbur kohë në një debat artificial dhe shterpë. Për mua ka kosovarë po që janë shqiptarë, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë vijnë nga krahina të ndryshme. Kosova ka qenë krahinë e Shqipërisë, por tani është shtet dhe ka identitetin e vet të spikatur shtetëror”, tha ai.

Në anën tjetër, sipas tij, nuk ka kuptim që kosovarët të cilësohen sikur popull me një tjetër kombësi. “Mirëpo të thuhet se kosovarët janë tjetër komb, është diçka absurde”, ka thënë ai.

Lauka ndër të tjerash, tha se kryeministri shqiptar para se të dalë e t’i rregullojë punët e Kosovës ka mjaft të tilla për të kryer në Shqipëri dhe po ashtu, ka deklaruar se Rama po bie pre e komplimenteve të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. /Klan Kosova



Ju sugjerojmë

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
Para
Europa League/ Roma “dështon” në shtëpi/ Barazohet nga Austria Viena

Europa League/ Roma “dështon” në shtëpi/ Barazohet nga Austria Viena

Kjo është Qeveria e Millosheviçit

Intervista/ Rexhep Qosja: Përçarja Shqipëri-Kosovë? Vetëkënaqësi feudale

Instagram “dyfishon” historitë

Instagram "dyfishon" historitë
















TE FUNDIT

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
24 Qershor, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit,...

Lexo më shumë

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
24 Qershor, 2025

Muaj maj ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave zyrtare. Referuar...

Lexo më shumë

Plazh me mushkonjat në Divjakë

Plazh me mushkonjat në Divjakë
24 Qershor, 2025

Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre. Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com