Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomacia ndërkombëtare, mes Sirisë dhe Ukrainës

2016/01/27 at 12:47 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Diplomacia ndërkombëtare, mes Sirisë dhe Ukrainës

Nga Bernard Guetta

Me apo pa Ukrainë, me apo pa sanksione, Franca dëshiron të rinisë dialogun me Rusinë. Ministri i Jashtëm francez, Emmanuel Macron e ka deklaruar në 25 janar në Moskë, pasi ka theksuar në prag të takimit se “të gjithë palët” duhet të respektojnë marrëveshjen e Minskut, për të mbërritur në një anulim të sanksioneve “verën e ardhshme”.

Kjo formulë është shumë e rëndësishme sepse Macron nuk i ka kërkuar Rusisë që të respektojë marrëveshjen e firmosur në shkurt të vitit që kaloi nën mbikëqyrjen e Francës, por u është drejtuar “të gjitha palëve”, pra edhe Ukrainës.

Situata është delikate. Nëse Franca do të kishte deklaruar publikisht se Ukraina nuk po respekton marrëveshjen, do të kishte provokuar menjëherë, brenda BE, kundërshtimin e vendeve balltike dhe polonisë. Por është pikërisht kjo që mendojnë francezët, dhe nuk janë vetëm.

Të njëjtin mendim kanë edhe vende të tjerë të Bashkimit Europian, por edhe SHBA, teksa Sekretari i Shtetit, John Kerry ka deklaruar në 22 janar se beson që “me mirëbesimin e të dy palëve, është e mundur të mbërrihet në anulimin e sanksioneve”.

“Të dy palët” pra. Mesazhi është gjithmonë i njëjti dhe lind nga evolucioni i krizës ukrainase, dhe situatës ndërkombëtare në muajt e fundit.
E futur në krizë prej sanksioneve dhe uljes së çmimit të naftës, Rusia ka nevojë që të kthejë faqe në Ukrainë. Për këtë arsye, duke lënë mënjanë incidentet, rebelët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore po respektojnë armëpushimin e parashikuar në marrëveshjen e Minskut.

Një hap prapa për Sirinë

Problemi është se ky ndryshim i raportit të forcave nuk u ka shpëtuar ukrainasve. Duke marrë parasysh edhe faktinq ë janë ata të sulmuar dhe që Moska as nuk ka ndërmend ta kthejë Krimenë, ukrainasit nuk e kanë fare me nxitim që të japin autonomi të plotë për rajonet lindore, pavarësisht se në Minsk janë zotuar ta bëjnë këtë gjë. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko heziton sepse nuk mund të mbështetet tek shumica parlamentare e nevojshme, për të miratuar një ndryshim të tillë kushtetues.

Në marrëveshjen e Minskut parashikohet një armëpushim në këmbim të autonomisë, por Ukraina nuk ka më ndërmend të japë një status special për rajonet lindore, ose të paktën jo përpara se rebelët të kenë hedhur armët dhe Rusia të ketë hequr dorë nga mbështetja për ta.

Por kjo nuk i volit Vladimir Putinit, dhe as perëndimorëve, që do të donin të shihnin Moskën të dilte nga kjo aventurë, me qëllim që të negociojnë më tej një hap prapa në Siri. Nëse amerikanët dhe europianët thonë se sanksionet nuk janë të përjetshme, ata e bëjnë këtë për të vënë nën presion Kievin. /Internazionale – Bota.al/

Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
5 benefitet e një dushi të ftohtë

5 benefitet e një dushi të ftohtë

Video/ Ja si do të jetë iPhone 7

Video/ Ja si do të jetë iPhone 7

Debati në Opinion, reagon Luan Rama: Nuk e lëmë gjyqin me RD-në

Debati në Opinion, reagon Luan Rama: Nuk e lëmë gjyqin me RD-në

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com